back to top
Friday, December 19, 2025
BallinaLajmeIsa Mustafa përkujton veprimtarin Enver Maloku, në 21 vjetorin e vrasjes së...

Isa Mustafa përkujton veprimtarin Enver Maloku, në 21 vjetorin e vrasjes së tij

Të ngjajshme

Tifozët çuditen me formën e Fiorentinas, dyshojnë që mbrëmë nuk donin të shënonin!

Skuadra e Fiorentinas mbrëmë pësoi humbjen e radhës, pasi...

FSK realizon me sukses trajnimin “Simboli i Ujkut”

Trajnimi elitë “Simboli i Ujkut” është përfunduar me sukses...

FSK konfirmon nivelin e lartë të gatishmërisë me trajnimin elitë “Simboli i Ujkut”

Forcat e Sigurisë së Kosovës (FSK) kanë përmbyllur me...

“Sot, kujtojmë njërën nga figurat kolosale të LDK-së, intelektualin dhe zërin e lirisë, Enver Maloku. 

Kontributi i Enverit, si drejtues i Qendrës për Informim e Kosovës ishte i pazëvendësueshëm.  Ishte meritë e Enver Malokut, që në kohë të okupimit të egër serb e luftës së ashpër, fjala u shqiptua guximshëm e pacenueshëm dhe institucioni që drejtoi ai, punoi si kurrë më parë në histori, në informimin dhe sensibilizimin e opinionit ndërkombëtar për krimet që po ndodhnin në Kosovën e viteve të 90-a.

E duket se kjo punë fisnike e atdhetare, po ia zinte rrugën qarqeve antishqiptare – dhe më 11 janar 1999, pranë banesës së tij, ai u vra tinëzisht në prani të familjes së tij.

Edhe pas dy dekadave, vrasja e Enver Malokut mbetet e pandriçuar dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, kërkon me ngulm që secila vrasje e veprimtarëve të LDK-së, të zbardhet deri në fund.

 I përjetshëm kujtimi, për Heroin e Kosovës, Enver Malokun!”

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz