back to top
Saturday, December 20, 2025
BallinaLajmeIsa Mustafa: Kosova duhet të heq tarifën

Isa Mustafa: Kosova duhet të heq tarifën

Të ngjajshme

Rutte: Pas marrëveshjes së paqes, NATO do të reagojë ashpër ndaj çdo sulmi rus

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka deklaruar...

Interit ngopet me ”pasta bolonjeze”, eliminohet nga Superkupa e Italisë

Skuadra e Bolognas ka shkruar historinë, duke siguruar për...

Rutte: Pas marrëveshjes së paqes, NATO do të reagojë ashpër ndaj çdo sulmi rus

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka deklaruar...

Fiat zbulon modelin e ri 500 Hybrid Torino

Fiat ka nisur prodhimin e modelit të ri 500...

Laureatet e vitit, Dardan Berisha shpallet basketbollisti më i mirë i vitit 2025

Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) ka ndarë çmimet...

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se në këtë situatë aktuale të politikës tani është themelore të ruhet dhe kultivohet partneriteti me SHBA-të dhe të vlerësohet roli prijës i tyre procesin e dialogut Kosovë-Serbi.

Mustafa deklaroi nëpërmjet rrjetit social Facebook se është shumë i bindur se vetëm me SHBA-të mund të përmbyllet Marrëveshja Përfundimtare me Serbinë.

“Për më tepër kur i dërguari special i Presidentit Trump, Richard Grenell u shpreh se SHBA-të nuk parashohin shkëmbim të territorit. Kjo edhe e bënë tarifën instrument të parëndësishëm të preventimit të dialogut për territorin”.

“Po ashtu duhet të vlerësohet roli i BE-së në këtë proces dhe i përfaqësuesit të lartë, z. Borell. Për aq sa duhet të vlerësohet pritja e drejtë e qytetarëve të Kosovës që ata të trajtohen nga BE si qytetarë evropian dhe se do tu hiqen prangat e lëvizjes së lirë përmes liberalizimit të vizave si rezultat edhe i këtij procesi. BE dhe shtetet e caktuara duhet të heqin paragjykimet ndaj Kosovës, sepse izolimi është një tarifë e skajshme e BE-së ndaj qytetarëve të Kosovës”.

“Aktualisht vërehet qartë se procesit të dialogut po i japin dinamikë dhe fuqi të veçantë SHBA-të në personalitetin e fuqishëm të Ambasadorit Grenell. Kosova, për bindjen time, ka nevojë të shfrytëzoj këtë situatë për të përmbyllë dialogun me Serbinë. SHBA-të kanë qenë lidere të pavarësisë së Kosovë. SHBA-të mund të jenë lidere efektive të përmbylljes së problemeve që i kemi me Serbinë dhe e një politike për ringjallje ekonomike të Kosovës”.

“Thënë shkurt, asnjë tarifë dhe asnjë reciprocitet nuk matet me peshën e partneritetit, sidomos me SHBA-të por dhe me BE-n”.

“Për këto arsye, vlerësoj se: Kosova duhet të heq tarifën, në mirëbesim me SHBA-të dhe BE-në”.

“Kosova duhet të njoftojë partnerët tanë për të gjitha pengesat ekonomike, tregtare dhe politike, të cilat në periudhën në vazhdim duhet ti heq Serbia dhe Bosna dhe Hercegovina, në mënyrë që pengesat reciproke të jenë zero. Vendet e BE-së do duhej të hiqnin “tarifën e izolimit” të qytetarëve të Kosovës”

“Nëse Serbia, në kohën që ne e bashkërendisim me mirëkuptim me partnerët tanë , nuk eviton pengesat, atëherë Kosova duhet aktivizon masat e reciprocitetit”, ka shkruar Mustafa.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz