back to top
Friday, March 13, 2026
BallinaLajmeLDK reagon pas sulmit me vezë ndaj Avdullah Hotit, thumbon Vetëvendosjen

LDK reagon pas sulmit me vezë ndaj Avdullah Hotit, thumbon Vetëvendosjen

Të ngjajshme

Serbia blen raketa kineze “shkatërruese”, Kroacia njofton NATO-n

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, konfirmoi më 12 mars...

Basha: Unë jam argat, ku ta sheh VV që muj me ndihmu, une e marr atë pozitë

Ministri i Infrastrukturës, Dimal Basha, duke folur për raportet...

Shënoi hat-trick ndaj Manchester Cityt, Valverde është lojtari i javës

Federico Valverde ishte heroi i Real Madridit, në ndeshjen...

Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar pas sulmit me vezë ndaj zëvendëskryeminsitrit të Kosovës, Avdullah Hoti.

Në reagimin e LDK-së thuhet se sulmi ndaj Hotit është akt i ulët, i papranueshëm dhe i dëmshëm për proceset vendimtare politike që po kalon Kosova.

LDK ka thumbuar Vetëvendosjen në reagim duke përmendur vitet 2015-2016 kur partia e tashmë kryeministrit Kurti kishte sulmuar me vezë kryeministrin e atëhershëm Isa Mustafën.

“Është i papranueshëm kthimi i shoqërisë sonë në sulme të këtilla, njësoj si në vitet 2015-2016, me qëllim stagnimin dhe bllokimin e proceseve shtetformuese që i kemi ndërtuar në partneritet me miqtë tanë ndërkombëtar. Kosova ka nevojë për qetësi, maturi dhe unitet në politikbërje dhe udhëheqje të vendit”, thuhet në reagimin e LDK-së.

Ky është reagimi i plotë:

Prishtinë, 22 shkurt 2020

Sulmi i sotëm ndaj zëvendëskryeministrit të Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti është një akt i ulët, i papranueshëm dhe i dëmshëm për proceset vendimtare politike nëpër të cilat po kalon vendi ynë.

Është i papranueshëm kthimi i shoqërisë sonë në sulme të këtilla, njësoj si në vitet 2015-2016, me qëllim stagnimin dhe bllokimin e proceseve shtetformuese që i kemi ndërtuar në partneritet me miqtë tanë ndërkombëtar. Kosova ka nevojë për qetësi, maturi dhe unitet në politikbërje dhe udhëheqje të vendit. /Lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz