back to top
Friday, March 13, 2026
BallinaLajmeIsa Mustafa konfirmon se do të ketë takim mes tij, Albin Kurtit...

Isa Mustafa konfirmon se do të ketë takim mes tij, Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit

Të ngjajshme

Serbia blen raketa kineze “shkatërruese”, Kroacia njofton NATO-n

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, konfirmoi më 12 mars...

Basha: Unë jam argat, ku ta sheh VV që muj me ndihmu, une e marr atë pozitë

Ministri i Infrastrukturës, Dimal Basha, duke folur për raportet...

Shënoi hat-trick ndaj Manchester Cityt, Valverde është lojtari i javës

Federico Valverde ishte heroi i Real Madridit, në ndeshjen...

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka paralajmëruar një takim mes tij, kandidates për kryeministre, Vjosa Osmani dhe kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, shkruan Gazeta Blic.

Përmes një shkrimi në facebook, Mustafa, ka thënë se do ti vazhdojnë negociatat me Kurtin, aty ku i kishin lënë para procesit zgjedhor, duke shtuar se tashmë do të respektohet vullneti i qytetarëve.

Kurse, sa i përket rezultatit zgjedhor, Mustafa ka thënë se do të shohin se kush do të del në vendin e parë.

Qytetarë të nderuar
Në zgjedhjet e 6 tetorit LDK mori përkrahje të gjerë nga qytetarët tanë. Qytetarët ndëshkuan ata që qeverisën keq.
Në një garë tepër të ngushtë, 50:50, fituesi, LDK apo VV, do të dihet përfundimisht pasi të përfundon numërimi i plotë i të gjitha votave.
Këto ditë, së bashku me kandidaten tonë për kryeministre, znj. Vjosa Osmani, do të takohemi me Kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, z. Kurti për të vlerësuar procesin zgjedhor dhe mundësitë e bashkëqeverisjes. Do të vazhdojmë aty ku e kemi lënë para fillimit të procesit zgjedhor, duke respektuar vullnetin e qytetarëve të shprehur me votë të lirë në një proces demokratik zgjedhor por edhe interesin e LDK-së. IM

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz