Isa Mustafa ia ka ndarë 23 mijë euro televizionit të Serbisë
01

Lexo edheKujtohet Protesta e Harruar e Grave për Drenicën

Zyra e kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa ia ka ndarë 23 mijë euro televizionit të Serbisë, “B92”.
Këto para, zyra e kryeministrit i ka paguar për televizionin “B92” nga Buxheti i Shtetit i dedikuar për Organizatat Joqeveritare (OJQ) në Kosovë, i cili si përfitues në listën e OJQ-ve në vitet 2015 / 2016.
Ky televizion del se ka përfituar tri herë fonde, shkruan Infokusi.com.
Në vitin 2015, zyra e kryeministrit i ka dhënë “B92″-shit 9,000.00 euro, ndërsa në 2016 ky buxhet ishte rritur në 14,000.00 euro, duke i ndarë një herë 9,000.00 dhe një herë 5.000.00 euro.

Lexo edheKujtohet Protesta e Harruar e Grave për Drenicën
Nuk ka ndonjë specifik të veçantë për çfarë saktësisht janë paguar këto para, por në bazë të përshkrimit të shkurtër duket se zyra e kryeministrit ka paguar për një emision në televizionin “B92, B92 OPEN, B92 OTVORENO”. /INFOKUSI
