BallinaSportIrani në Botëror, Infantino: Asnjë ndryshim, do të luhet sipas kalendarit

Irani në Botëror, Infantino: Asnjë ndryshim, do të luhet sipas kalendarit

Të ngjajshme

Irani do të luajë në finalet e Kupës së Botës. Me këtë siguri, presidenti i FIFA, Giani Infantino u prezantua përpara mediave në Antalya të Turqisë, ku ndoqi nga afër ndeshjen e parë miqësore të kombëtares iraniane që pas nisjes së konfliktit.

“Irani do të jetë në Botëror. Për këtë arsye jemi këtu. Jemi të lumtur sepse ka një skuadër shumë të fortë. Jam i lumtur. Nuk do të ketë asnjë ndryshim. Ndeshjet do të luhen ashtu siç priten, sipas përcaktimit të shortit” tha ai.

Me këtë pohim të fundit, Infantino ka hedhur poshtë idenë e zhvendosjes së ndeshjeve të Iranit, nga SHBA në Meksikë.

Ky opsion ka marrë kuota pas tërheqjes së Federatës Iraniane të Futbollit, që mes presdentit të saj Mehdi Taj tha se “vendi nuk do bojkotojë Botërorin, por Shetet e Bashkuara të Amerikës”.

Sipas programit Irani do të luajë ndeshjet e grupit G kundër Belgjikës, Egjiptit dhe Zelandës së Re në Los Angeles dhe Seattle, por presidenti amerikan Donald Trump, në deklaratën e tij të fundit për këtë çështje u shpreh se “për sigurinë e saj, kombëtarja e Iranit nuk duhet të udhëtonte drejt SHBA”.

Gjithsesi, prania e Infantino në miqësoren që Irani fitoi 5-0 kundër Costa Rica japin siguri, duke ditur edhe raportin e tij të ngushtë me Donald Trump, përcjell abcnews.

Presidenti i FIFA pati edhe një takim me skuadrën dhe drejtuesit e federatës iraniane në hotelin ku ishin akomoduar në Antalia, duke i  siguruar edhe personalisht ata.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz