BallinaSportIrani bën një kërkes në FIFA rreth Kupës së Botës

Irani bën një kërkes në FIFA rreth Kupës së Botës

Të ngjajshme

A do të jetë Irani pjesë e Kupës së Botës është dilema më e madhe gjatë javëve të fundit.

Lufta në Lindjen e Mesme ka bërë që Irani të mendoj seriozisht tërheqjen nga Kampionati Botëror, duke pasur parasysh se ndeshjet e fazës së grupit do ti luaj në Amerikë, shkruan IndeksOnline.

Por sipas asaj që raporton gazeta spanjolle ”Marca”, qeveria iraniane ka bërë kërkes në FIFA që ti zhvendos ndeshjet e tyre në Meksikë, vendin tjetër organizator të Kupës së Botës.

Kjo kërkes ka ardhur nga Ambasada e Iranit në Meksikë, por FIFA preferon që ndeshjet të zhvillohen ashtu siç janë paraparë.

“FIFA mban kontakte të rregullta me të gjitha federatat pjesëmarrëse, përfshirë Federatën Iraniane të Futbollit, për të diskutuar planifikimin për Kupën e Botës FIFA 2026. FIFA pret që të gjitha ekipet pjesëmarrëse të garojnë sipas orarit të ndeshjeve të shpallur më 6 dhjetor 2025 ”, thanë burime të FIFA-s për MARCA./IndeksOnline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz