BallinaBotëIraku nis ofensivën për rikthimin e Mosulit

Iraku nis ofensivën për rikthimin e Mosulit

Të ngjajshme

Kompletohen çiftet çerekfinaliste në Ligën e Kampionëve

Tashmë dihen tetë ekipet e kualifikuara në çerekfinale të...

Robot shkakton kaos në një restorant në Kaliforni

Një robot humanoid ka humbur kontrollin në restorantin Haidilao...

Dëmtohet një gyp, në këtë lagje të Prishtinës ndalet uji

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se për...

Artefakti romak në Amerikë sfidon historinë e “Botës së Re”

Zbulimi i një artefakti romak në Amerikë ka ndezur...

Kryeministri i Irakut, Haider al-Abadi, tha se operacioni ushtarak për rikthimin e qytetit të Mosulit nga i ashtuquajturi Shtet Islamik ka nisur.

Ofensiva nga forcat kurde Peshmerga, trupat qeveritare dhe forcat aleate po mbështetet nga një koalicion ndërkombëtar, i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara.

Mosuli, qyteti i dytë më i madh i Irakut, është nën kontrollin e grupit militant Shteti Islamik qysh në qershor të vitit 2014.

Kombet e Bashkuara kanë shprehur “shqetësim të madh” për sigurinë e rreth 1.5 milion banorëve në zonë.

Mosuli është bastioni i fundit i Shtetit Islamik në Irak.

“Sot, deklaroj fillimin e operacioneve heroike për çlirim nga Daesh-i”, tha kryeministri Abadi, duke iu referuar grupit militant me emrin arab.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz