back to top
Thursday, December 4, 2025
BallinaRegjionaleIPK realizon aktivitet me qytetarë në Zubin Potok

IPK realizon aktivitet me qytetarë në Zubin Potok

Të ngjajshme

Devolli Group nderohet në Oxford me Çmimin prestigjioz “European Quality Award”

Devolli Group, një nga korporatat më të fuqishme dhe...

AGK thirrje VV-së dhe Osmanit: Sami Kurteshi të largohet nga KQZ

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka dënuar fuqishëm gjuhën...

Hoxhaj: Kosovës i duhet kthjellim politik në 2026, përndryshe rrezikon të humbasë edhe 10 vjet tjera

Ish-ministri i jashtëm, Enver Hoxhaj ka dhënë një paralajmërim...

Cilësi dhe çmim që ta qetëson shpirtin

Në një treg ku çmimet ndryshojnë çdo ditë, Petrol...

 

Inspektorati Policor i Kosovës (IPK-së) ka realizuar shumë aktivitete në fushën e bashkëpunimit me qytetarët,  duke prezantuar para tyre rolin, misionin dhe fushë-veprimtarinë e  IPK-së.

Synimi i këtyre aktiviteteve ishte fuqizimi i bashkëpunimit me qytetarë por edhe i ngritjes së vizibilitetit të organizatës lidhur me fushë-veprimtarinë e IPK-së në përgjithësi dhe “Linjës së kaltër” në veçanti.

Një aktivitet i tillë është mbajtur sot me qytetarët e Zubin Potokut në ndërtesën e Kuvendit Komunal .

Ky aktivitet është realizuar në bashkëpunim me Organizatën joqeveritare ACDC (Advocacy Center for Democratic Culture) me seli në Mitrovicën e Veriut dhe kishte për synim diskutimet e hapura me qytetarë për fushëveprimin e IPK-së (rolin dhe autorizimet), shpjegimet për ecurinë e procedurës hetimore në rastet që trajton IPK në përputhje me Kodin e Procedurës Penale të Kosovës, procedura disiplinore dhe ecuria e saj dhe  rëndësinë e integritetit policor.

Përfaqësuesit nga IPK-ja (Divizioni për komunikim me publikun dhe bashkëpunim ndërkombëtar dhe Departamentet Operative) në këtë takim dhanë shpjegime për qytetarë lidhur me rolin e IPK-së, autorizimet ligjore  si dhe projektit të regjionalizimit të IPK-së  respektivisht hapjen e zyrave rajonale të IPK-së në Prizren, Gjilan dhe Mitrovicën e Veriut.

Vlen të theksohet se këto aktivitete janë përcjellë me interesim nga qytetarët e kësaj pjese ku edhe janë parashtruar pyetje të cilave u kanë dhënë përgjigje zyrtarët e IPK-së.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz