back to top
Saturday, September 13, 2025
BallinaLajmeInstitucionet s’kanë vullnet për zbatimin e MSA-së

Institucionet s’kanë vullnet për zbatimin e MSA-së

Të ngjajshme

Asgjësohen mbi 9000 bimë kanabisi në Qarkun e Shkodrës

Policia e Shqipërisë ka asgjësuar 9317 bimë të dyshuara...

Kryeministri spanjoll: Do të marrim pjesë me asete ajrore në misionin e NATO-s

Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez, njoftoi se Spanja “do të...

Reagimi i Jack Grealish kur u njoftua se ishte Lojtari i Muajit në Premier League

Mesfushori anglez ka pasur një nisje të shkëlqyer të...

Kosova një vit më parë kë nënshkruar Marrëveshjen për Stabilizim Asociim (MSA) me Bashkimin Europian e cila është marrëveshje e parë kontraktuale mes Kosovës dhe Bashkimi Europian.

Kjo marrëveshje e cila  ka hyrë në fuqi në prill të vitit 2016, që nga zyrtarë qeveritar ishte vlerësuar si shumë e rëndësishme për rrugën e Kosovës në integrimin në BE, nuk është marr shumë seriozisht po nga qeveritarët për t‘u zbatuar.

Sipas një hulumtim të bërë nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike del se në gjashtë mujorin e parë të këtij viti, institucionet kanë arritur që vetëm 27 përqind t’i përmbushin obligimet që kanë marrë për zbatimin e MSA-së.

Për njohësin e integrimeve europiane, Avni Mazreku vetë mënyra e miratimit të kësaj marrëveshje ka qenë komplekse, pasi ajo nuk është miratuar në parlamentet e shteteve të BE-së, siç ka ndodhur me shtetet tjera të rajonit.

Ndërsa sa i përket ngecjeve në mos përmbushjen e kritereve që dalin nga MSA, në një deklaratë për lajmi.net,  Mazreku thotë se për një gjë të tillë nuk ka pasur gatishmëri dhe vullnet politik.

“Nga hyrja në fuqi nuk kanë pasur gatishmëri dhe nuk kanë pasur vullnet politik që të merren me implementimin e saktë dhe të ndërmarrin të gjitha ato masa të nevojshme që duhet të ndërmerren në funksion të implemntimit  të MSA-së, arsyeja pse ka ndodh kështu është çështje e  mungesës së vullnetit të politik”, ka vlerësuar ai.

Mazreku ka përmendur edhe pasojat për Kosovën nëse nuk zbaton kriteret që dalin nga Marrëveshja e Stabilizim Asociimit.

“Sa më tepër që shtyhet implemtimi  MSA-së aq më tepër shtyhet reforma në administratën publike dhe aq më tepër shtyhet zhvillimi ekonomik i vendit. Sa më tepër që shtyhet impelmntimi i marrëveshjes për stabilizim aq më tepër shtyhet agjenda europiane  e Kosovës“, ka thënë Mazreku për lajmi.net.

Ngecje në zbatimin e kritereve që dalin nga kjo marrëveshje e ka kishte konfirmuar  tash ish-zëvendësi ministrisë së Integrimeve Europiane, Ramadan Ilazi.

“Të dhënat e para të nivelit të zbatimit të MSA-së nuk janë të kënaqshme, mirëpo gjatë muajit Tetor ne do të finalizojmë raportin e monitorimit të zbatimit të MSA-së për periudhën Janar-Shtator, dhe do të kemi një fotografi më të qartë se ku qëndrojmë me përmbushjen e obligimeve nga Programi Kombëtar i zbatimit të MSA-së”, ishte shprehur Ilazi.

Kosova dhe Bashkimi Evropian nënshkruan më 27 tetor në Strasburg Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit, duke shënuar kësisoj edhe hapin e parë të vendosjes së marrëdhënieve kontraktuale me BE-në.

Marrëveshja e cila u nënshkrua në një ceremoni në Strasburg, përmbylli negociatat për këtë marrëveshje që filluan në tetor të vitit 2013.

Në korrik të vitit 2014, Kosova dhe Komisioni Evropian hodhën inicialet e tyre në marrëveshjen e Stabilizim Asociimit, që paraqet hapin e parë zyrtar drejt anëtarësimit të plotë në BE.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz