Inspektorati Teknik zbulon të vërtetën e frikshme për ashensorin ku u dogj nëna 29-vjeçare (FOTO)

Zjarr i përmasave të mëdha ra dje paradite në zonën e Freskut, ndërsa rezultoi fatal për 29-vjeçaren Drilona Durici, e cila u nxor e karbonizuar nga ashensori i pallatit ku jetonte.
Që nga dje policia ka filluar hetimet për zbulimin e shkakut të zjarrit, si dhe mësohet se është shoqëruar në polici mirëmbajtësi i ashensorit. Detaje të reja sot janë zbardhur nga policia të cilat cuan në rënien e zjarrit në ashësor.
Pas kryerjes dhe inspektimit të Inspektoratit Shtetëror Teknik dhe Industrial, zjarri ka rënë në depozitën e vajit në ashensor, ndërsa më pas është dëmtuar kabina.
Sipas ISHTI-së, kabina e ashensorit ka qenë me material konstruktiv të djegshëm se nuk ka pasur rënie automati monofazor të familjarëve, shkruan News 24.

Lexo edhePas bllokimit total, ushtria shqiptare zhbllokon rrugën (Video)
Nga verifikimet e kryera ISHTI thekson se shkaku i zjarrit është bërë instalimi i depozitës së vajit në ashensor, duke shkaktuar vdekjen e Drilona Duricit.
“Në pallatin ‘Eni’ shpk, Shkalla 1 (Nga veriu), rruga “Muhamet Deliu” Qesarakë, rreth orës 09:48 ka marrë zjarr depozita e vajit të ashensorit hidraulik e cila ndodhej brenda kafazit të ashensorit.
Zjarri i rënë ka dëmtuar kabinën e ashensorit dhe pastaj ka shkaktuar vdekjen e një banoreje të këtij pallati. Kabina ndodhej e pozicionuar në katin e parë dhe kishte edhe ajo në brendësi material konstruktiv të djegshëm.
Nga kontrolli i rrjetit elektrik tek dy box-et kolektiv rezultoi se nuk kishte asnjë rënie automati monofazor që i përkiste familjarëve. U konstatua se ishte në pozicionin e ulur (i stakuar) automati trefazor i ambienteve të përbashkëta nga i cili furnizohej me energji elektrike ashensori hidraulik i pallatit.
Shkak i zjarrit është kryesisht instalimi i depozitës së vajit brenda kafazit të ashensorit hidraulik por kjo gjendje nuk do të influencohej nëse nuk do të shoqërohej edhe nga moslejimi i rrjedhjeve të vajit, mospastrimi i vajit të rrjedhur dhe i papastërtive në fundin e kafazit të ashensorit. Nuk ka funksionuar ndonjë skemë lajmërimi për dëmtimin e ashensorit sipas kërkesave dhe standardit për ashensorët. Pasojat për jetën, dëmtimi i pajisjeve dhe mjedisit janë:
-Një banore e pallatit ka humbur jetën
-Ashensori i shkallës është dëmtuar në elementet e tij që influencoheshin nga flakët
-Të gjitha hyrjet deri në katin e katërt janë bërë me blozë dhe banorët e hyrjeve përkatëse janë traumatizuar e kanë vështirësi në frymëmarrje.”, thuhet në njoftimin e plotë të ISHTI-së./albeu.com/
















