BallinaLajmeInspektorati i Kosovës tregon sa policë janë hetuar deri tani

Inspektorati i Kosovës tregon sa policë janë hetuar deri tani

Të ngjajshme

Shefi i OKB-së i bën thirrje Izraelit, SHBA-së dhe Iranit t’i japin fund luftës

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, u bën...

Rrustemi: Është marre me shku vendi në zgjedhje për çështjen e presidentit

Deputeti i VV-së, Adnan Rrustemi në emisionin “Politiko” ka...

Hila largohet nga emisioni pas debatit me Albatros Rexhajn

Në emisionin Now në Euronews Albania, këtë të mërkurë janë zhvilluar...

Inspektorati Policor i Kosovës njofton opinionin publik, se shifra prej 671 zyrtarë policorë janë hetuar në vitin 2016 nga IPK-ja që është  publikuar në disa portale nuk qëndron dhe është një keqinterpretim.

Kryeshefi Ekzekutiv i Inspektoratit Policor të Kosovës, z. Hilmi Mehmeti, gjatë raportimit para Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës më 28.02.2017 shpalosi të arriturat e IPK-së duke përfshirë edhe disa statistika nga raporti vjetor i IPK-së për vitin 20116.

Z Mehmeti para anëtarëve të Komisionit për Punë të Brendshme theksoi numrin e rasteve që janë hetuar nga IPK-ja e që ky numër nuk nënkupton edhe numrin e zyrtarëve policorë që janë hetuar.

Për hir të së vërtetës për opinionin publik, ju njoftojmë se në vitin 2016 IPK ka pranuar dhe ka menaxhuar me 1362 ankesa dhe informata.

Nga 671 raste që ka trajtuar IPK-ja, 165 prej tyre janë cilësuar si raste me elemente të veprës penale dhe në total 241 punonjës të PK-së  kanë qenë  subjekt i hetimit nga IPK-ja(ose vetëm 2.7 % e punonjësve të PK-së),  e jo 671 zyrtarë policorë siç është publikuar në disa portale.

Duke ju falënderuar për mirëkuptim ju njoftojmë se këto të dhëna zyrtare janë të publikuara edhe në ueb faqen zyrtare të IPK-së përmes raportit vjetor i cili është bërë publik për të gjithë qytetarët e vendit.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz