back to top
Saturday, January 31, 2026
BallinaLajmeInflacioni në Kosovë: 100 eurot e vitit 2019 sot vlejnë vetëm 78...

Inflacioni në Kosovë: 100 eurot e vitit 2019 sot vlejnë vetëm 78 euro

Të ngjajshme

Shembja e murit detyron evakuimin e familjeve në Han të Elezit

Një incident serioz ka ndodhur mbrëmjen e së premtës...

I mituri theri me thikë bashkëmoshatarin në Prishtinë

Një i mitur është kapur nga policia nën dyshimet...

Vetura godet 7-vjeçaren në Podujevë, dërgohet në QKUK

Në fshatin Surkish të Podujevës ka ndodhur një aksident...

Java e 18-të e Superligës së basketbollit, sot dy përballje interesante

Superliga e Basketbollit të Kosovës sot nis xhiron e...

Java e 18-të e Superligës së basketbollit, sot dy përballje interesante

Superliga e Basketbollit të Kosovës sot nis xhiron e...

Inflacioni ka ulur vlerën e parasë në blerje. Kështu ka thënë ekonomisti Edison Jakurti përmes një postimi në Facebook.

Ai ka thënë se 100 eurot mbesin gjithmonë 100 euro në letër, por ndryshon ajo se sa mund të blesh me to.

Vlerë reale të parasë, Jakurti e ka quajtur atë se sa mund të blesh me të njejtën vlerë nominale të parasë kur çmimet e produkteve rriten, shkruan lajmi.net.

Përmes një grafiku, ai tregon se sa vlejnë 100 eurot e vitit 2019, pasi t’i heqim efektet e rritjes së çmimeve.

“Në vitin 2014, me 100 euro të vitit 2019 do të mund të blinim mallra e shërbime në vlerë rreth 105 euro. Në vitin 2025, 100 euro e 2019 vlen vetëm 78 euro. Atë që në vitin 2019 e blinim me 100 euro, në vitin 2025 na kushton rreth 128 euro. Inflacioni e ka gërryer ndjeshëm fuqinë blerëse në Kosovë këto 3-4 vitet e fundit”, ka shkruar Jakurti në Facebook.

Inflacioni ka vështirësuar jetën e qytetarëve në Kosovë, duke iu ndikuar drejtpërdrejtë në shportën konsumatore, që përbëhet nga ushqimet kryesore për të jetuar. /Lajmi.net/ 

Postimi i plotë i tij:

Të Fundit

Sport

ShowBiz