back to top
Sunday, December 21, 2025
BallinaShqiptareIncidenti i Prizrenit: Mbesa e Mehmet Derallës: Ja si ndodhi në Prizren

Incidenti i Prizrenit: Mbesa e Mehmet Derallës: Ja si ndodhi në Prizren

Të ngjajshme

“Sjelljet e tua më kanë irrituar”, Brikena i shpall ‘luftë’ Mirit

Brikena Selmani dhe Armir Shahini, i njohur si Miri,...

Starmer dhe Trump bisedë telefonike për luftën në Ukrainë

Kryeministri britanik Keir Starmer ka zhvilluar një bisedë telefonike me...

​Rutte: Putin, pengesa kryesore për paqen në Ukrainë

Shefi i NATO-s Mark Rutte, akuzoi sot presidentin rus...

Nuk e fitoi çmimin e “Golashënuesit të Vitit” reagon ashpër Mevlan Zeka

Futbollisti i Ballkanit, Valentin Serbe u shpall “Golashënuesi i...
- Advertisement -

Më 10 qershor në Prizren u mbajt ceremonia e 140 vjetorit të Lidhjes së Prizrenit, gjatë së cilës ka ndodhur një incident, ku në të u përfshi kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj dhe një grua.

Valdete Derallla ka dalë në një moment në podium dhe ka thënë disa fjalë për këtë organizim, pasi ajo është mbesa e Mehmet Derallës, njëri prej protagonistëve të Lidhjes së Prizrenit dhe dikur ministër i luftës në qeverinë e Ismail Qemalit.

Në ato momente, Kryeministri e ka kapur në krahë dhe i ka kërkuar të largohej pasi po thyente protokollin duke  folur aty. Kjo ngjarje bëri shumë bujë dhe Valdete ka qenë e pranishme ditën e sotme në emisionin “Zonë e lirë” për të folur mbi këtë çështje.

“’Është e papranueshme që ta marrë fjalën dikush që nuk është i ftuar që të flasi në një ceremoni të tillë’ tha Haradinaj për këtë çështje. U ngjitët në podium pa protokoll. Atëherë Haradinaj kishte të drejtë që ju largoi?”, e ka pyetur Arian Çani atë.

“Nuk e di pse e bëri këtë veprim. Mua ma kishin thënë që do flasësh. Atë ditë nuk hyje dot pa u kontrolluar dhe ata më futën me shumë respekt brenda sepse e morën vesh kush isha. Unë prita ftesë nga Haradinaj, por nuk e mora”, u shpreh ajo.

“Ju vazhdoni që të shkoni në ceremoni të ndryshme dhe thoni që jeni mbesa e tij. Pse e bëni këtë?”, ka vazhduar Çani. “Dua t’i bëj thirrje të gjithë drejtuesve të ceremonive dhe jubileve se pse nuk thërrasin, por e bëjnë për vete. Kërrkush s’na thërret asnjëherë”, u shpreh ajo. Lexo më shumë tek ZONEELIRE.AL

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz