Incidenti i fundit në ashensor ku u lëndua një 24-vjeçare, ekspertët tregojnë si të veproni nëse jeni bllokuar
03

Lexo edhePërfundon ura më e madhe në Rrugën e Kombit

Një vajzë 24-vjeçare ka shpëtuar për mrekullisht. Sipas policisë së kryeqytetit rreth 16:25, në një pallat në rrugën “Don Bosko” është rrëzuar ashensori nga kati i parë në bodrum.
Në ashensor ndodhej vajza e re, e cila ka pësuar lëndime dhe është transportuar në spital për kujdes mjekësor.
Në vitin 2017, një 29-vjeçare humbi jetën nga një zjarr që ra në ashensor. Ndërkohë nga shërbimi zjarrfikës thonë për Opinion.al se rastet që ata ndërhyjnë gjatë bllokimit të ashensorëve janë të shumta.

Lexo edhePërfundon ura më e madhe në Rrugën e Kombit
Sipas ekspertëve një qytetar nëse ngelet në ashensor duhet të ruajë qetësinë, të mos krijojë panik, të mos shtypë butonat e panelit të ashensorit, por vetëm atë të alarmit./ G.F Opinion.al