back to top
Thursday, January 29, 2026
BallinaShqiptarePërfundon ura më e madhe në Rrugën e Kombit

Përfundon ura më e madhe në Rrugën e Kombit

Të ngjajshme

“E di që kam dalë e keqja jashtë”, Brikena flet pas sqarimit me Mateon

Pas sqarimit që u bë gjatë spektaklit të mbrëmshëm,...

Lamine Yamal shënon gol të bukur, Barcelona në epërsi

Skuadra e Barcelonës ka shënuar golin e dytë ndaj...

Shqipëri: Pakësohen martesat, shtohen divorcet – familja shqiptare drejt ndryshimit

Në Shqipëri, çiftet nuk preferojnë më të kurorëzohen, ndërkohë...

Reperja shpreh publikisht mbështetjen e saj për Trump-in: Jam fansja jote!

Reperja e famshme Nicki Minaj ka deklaruar publikisht se...

Ishte parashikuar për të përfunduar në fund të Marsit apo fillim Prilli, por punimet ecën shumë shpejt dhe vendosja e trarëve përfundoi në mes të Shkurtit. Kjo është ura e Uzinës, ose ura më e madhe në gjithë gjatësinë e Rrugës së Kombit.

Siç raporton Abc News po hidhen shtresat e betonit dhe vinçi e makineritë për vendosjen e trarëve janë zhvendosur në urën e fundit për dublimin e saj, atë të Porbregut, fare pak metra larg urës së Uzinës.

Burimet e kompanisë sipërmarrëse të punimeve thanë se ky dimër i favorizoi ndjeshëm për mosndërprerjen e punimeve thuajse në asnjë ditë, duke shkurtuar afatin e përfundimit me më shumë se një muaj.

Me këtë ritëm, duket se sezoni i ardhshëm turistik në fillim Qershori, i gjithë segmenti prej 17 kilometrash me shtatë ura, do të përfundojë, bashkë me shtresat e asfaltit.

Punime shtesë janë parashikuar të bëhen përgjatë gjithë gjatësisë, duke eliminuar edhe dëmtimet e krijuara në urat ekzistuese apo pjesët e rrugës që kanë pësuar çedime, trafikndarëset, mbrojtëset anësore, sinjalistika e rrethimi i saj./ Opinion.al

Të Fundit

Sport

ShowBiz