BallinaLajmeInaugurohet selia e re e Ambasadës Shqiptare në Vatikan

Inaugurohet selia e re e Ambasadës Shqiptare në Vatikan

Të ngjajshme

Ndeshja e vitit dhe dekadës, PSG – Bayern nëntë gola dhe shumë spektakël

Ashtu siç ishte pritur, ashtu edhe ndodhi, spektakel në...

Robotë bartës në aeroportin e Tokios

Japonia po teston përdorimin e robotëve humanoidë si punonjës...

Osmani ia prish skenarin e Kurtit, Krasniqi: S’e ka llogarit që do mbështetet nga LDK

Albert Krasniqi nga Demokracia Plus ka thënë se përmendja...

I pranishëm në këtë aktivitet ishte Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, z. Igli Hasani; Sekretari për Marrëdhëniet me Shtetet dhe Organizatat Ndërkombëtare në Selinë e Shenjtë, Imzot Paul Richard Gallagher; Kancelari i Madh dhe Ministri i Punëve të Jashtme të Urdhrit Sovran të Maltës, Shkëlqesia e Tij, Riccardo Paternò di Montecupo; përfaqësues të trupit diplomatik të akredituar pranë Selisë së Shenjtë; si dhe autoritete të tjera.

Në fjalën e tij përshëndetëse, Ministri Hasani e ka cilësuar këtë hap si dëshmi të forcimit të marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Selisë së Shenjtë, e cila është bërë gjithnjë e më e fortë dhe më e orientuar drejt së ardhmes bazuar në dialogun ndërfetar dhe paqen globale, shkruan euronews.al

“Dinjiteti njerëzor, respekti për diversitetin, liria fetare dhe drejtësia sociale janë disa prej vlerave të përbashkëta që lidhin Shqipërinë dhe Selinë e Shenjtë. Andaj, kjo shtëpi e re e diplomacisë do të jetë në shërbim të përpjekjeve dhe nismave të përbashkëta për të ndërtuar ura për një botë më të paqtë dhe më solidare.” – është shprehur z. Hasani.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz