BallinaLajmeOsmani ia prish skenarin e Kurtit, Krasniqi: S’e ka llogarit që do...

Osmani ia prish skenarin e Kurtit, Krasniqi: S’e ka llogarit që do mbështetet nga LDK

Të ngjajshme

Knats thyejnë barrierat në jazz

Një grup i ri jazz nga Newcastle po fiton...

Ylli i Bayernit dërgohet me karrocë invalidësh në stadium

Serge Gnabry është një prej mungesave të mëdha të...

Tahiri akuzon Kurtin për veprime jokushtetuese dhe gjuhë fyese ndaj opozitës

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Arian Tahiri, ka...

Ariana Grande paralajmëron albumin e ri

Ariana Grande ka paralajmëruar lansimin e albumit të saj...

Albert Krasniqi nga Demokracia Plus ka thënë se përmendja nga ana e LDK-së se Vjosa Osmani mund të jetë kandidate e tyre për presidente, ia ka prishur skenarin kryeministrit Albin Kurti.

Në Rubikon ai tha se Kurtit i ka dalë kriza nga dora, dhe këtë nuk e ka pritur.

“Tani është duke e menaxhuar krizën në të cilën ka hyrë, e të cilën nuk e ka parashikuar se do t’i dalë nga dora. Ka llogaritur se partitë opozitare janë shumë të frikësuara nga rezultati zgjedhor dhe do ta votojnë këdo që zoti Kurti do ta propozonte për president”.

“Nuk ka llogaritur se LDK do të jap mbështetje për të [Vjosa Osmanin]. Ka shpresuar që ajo nuk do të mund të sigurojë përkrahje nga ndonjë subjekt politik, dhe këtu i doli nga dora skenari të cilin e ka planifikuar. Dhe po e shihni këtë mllefin që e ka Haxhiu dhe Kurti, që deputetët duhet të sillen në sallë, njëfarë detyrimi për të qëndruar aty, po e kërkojnë nënshtrimin për të qëndruar aty dhe t’ia votojnë kandidaten”, u shpreh Krasniqi.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz