BallinaShowBizSydney Sweeney surprizon fansat në festival, zhvesh të brendshmet dhe ua hedh...

Sydney Sweeney surprizon fansat në festival, zhvesh të brendshmet dhe ua hedh atyre

Të ngjajshme

Haxhiu: Në seancë nuk janë deputetët e LDK, PDK, AAK dhe Listës Serbe

Në Kuvendin e Kosovës, pa praninë e partive opozitare,...

Arrihet marrëveshja, Rrahmani vazhdon kontratën me Napolin

Kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani do të nënshkruajë kontratën...

Ramadani (LVV): Opozita po bllokon votimin për Feride Rushiti

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Valon Ramadani, ka kritikuar ashpër...

Aktorja Sydney Sweeney ka befasuar fansat gjatë festivalit Stagecoach në Kaliforni, duke hedhur me humor të brendshmës “SYRN” drejt turmës.

28-vjeçarja u shfaq papritur në skenë gjatë performancës së DJ-it Diplo, ku tërhoqi vëmendjen me një korsetë të guximshme nga koleksioni i saj i ri. Gjatë momentit, ajo nxori disa produkte nga një çantë dhe i hodhi në drejtim të publikut, duke krijuar atmosferë festive.

Pamjen e saj e kompletoi me një fund të shkurtër me detaje dantelle dhe çizme kaubojsi të bardha, duke iu përshtatur stilit të festivalit. Ndërkohë, Diplo prezantoi momentin me humor, duke theksuar se “dhuratat” ishin të destinuara për vajzat në publik.

Sweeney ka qenë aktive në promovimin e markës së saj të re të të brendshmeve, ndërsa në festival kishte ngritur edhe një hapësirë tematike “SYRN Saloon”, ku ofroheshin kokteje, karaoke dhe aktivitete argëtuese për pjesëmarrësit.

Gjatë eventit treditor, ajo u ngjit gjithashtu në skenë për të kënduar përkrah këngëtarit të muzikës country Bailey Zimmerman, duke fituar edhe më shumë simpati nga publiku.

Megjithatë, festivali u përball përkohësisht me një ndërprerje për shkak të erërave të forta, duke detyruar organizatorët të njoftonin evakuim emergjent. Situata u stabilizua brenda një ore dhe aktiviteti rifilloi.

Në intervista të mëhershme, Sydney ka theksuar se synimi i saj me markën është të krijojë produkte që i përshtaten llojeve të ndryshme të trupit, duke theksuar rëndësinë e përfshirjes dhe vetëbesimit. /GazetaExpress/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz