Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, tha se e kanë obligim, ashtu si para-ardhësit që të reagojnë, kur shohin grusht -shtet, referuar zhvillimeve politike në vend.
Lushtaku në Pressing u shpreh:
“Pe luti për herë të parë Kurtin, qysh na ka lutë ai për me i sjellë kandidatët. Ai u lutë sa për sy e faqe, unë po lutem sinqerisht, është duke e sjellë situatën që duhet me reagu….Jo të ketë kriza e pasiguri, sepse nuk mundemi me garantu as na, sepse qysh paraardhësit tonë kanë rreziku në kohën më të vështirë e kemi detyrë me reagu kur e shohim një grusht shtet që nuk e respekton as Kushtetutën as ligjin në Kuvend”, tha ai në Pressing.