Thursday, July 17, 2025
BallinaRegjionaleInaugurohet renovimi i spitalit “Sheikh Zayed” në Vushtrri, donacion nga Emiratet Arabe

Inaugurohet renovimi i spitalit “Sheikh Zayed” në Vushtrri, donacion nga Emiratet Arabe

Të ngjajshme

Kur do ta zbulojë fytyrën e të dashurit? Habit Vesa Vllasaliu

Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Vesa Vllasaliu u...

Izmaku: Takimi Kurti-Limaj këtë fundjavë, presim epilog pozitiv

Deputetja e Nismës Socialdemokrate, Xhevahire Izmaku ka bërë të...

Tërmet në rrethinën e Vitisë

Në rrethinën e Vitisë ka ndodhur një tërmet me...

A do heqë dorë Ariana Grande nga muzika?

Fituesja e çmimit Grammy, komentoi në Instagram rreth thashethemeve...

Me recitimin e një pjese të shkëputur nga Kurani, sot në Vushtrri u rinaugurua spitali “Sheikh Zayed”, investim ky prej 7 milionë dollarësh i Emirateve të Bashkuara Arabe .
Në këtë solemitet morri pjesë kryeministri i Kosovës Isa Mustafa,ministri i Shëndetësisë Imet Rrahmani ,nënkryetari i Komunës se Vushtrrisë, Dibran Perçuku dhe përfaqësues nga Emiratet e Bashkuara Arabe.
Kryeministri Mustafa thekoi se ndjen kënaqësi të veçantë që ai ishte pjesë e një rinaugurimit të spitalit kaq të rëndësishëm për Komunën e Vushtrrisë. Ai falenderoi Emiratet e Bashkuara për përkrahjen e madhe në fushën e shëndetësisë, ku konsiderohet të jetë më e rëndësishmja për shëndetin e njëriut.
“Prioritet për Qeverinë në radhë të parë është shëndetësia, ta zhvillojmë ashtu si qytetarët e Kosovës e meritojnë, në mënyrën më cilësore të mundshme” tha Mustafa.
Mustafa gjithashtu thekoi se ky spital me 6 departamente do të shërbejë për mbi 400 mijë banorë tëVushtrrisë dhe rrethinës .
Mustafa ka thënë se ky spital është simbol i miqësise mes Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Kosovës
Dhe si i tillë është projekti më madhor në fushën e shëndetësisë.
Ndërsa ambasadorja e Emirateve të Bashkuara Arabe në Podgoricë, Hafsa Abdulla Al Ulama e ka konsideruar Kosovën si shtëpi të dytë.
“Është kënaqësi të jemi këtu në shtëpinë tonë të dytë, Kosovën. Jemi shumë të lumtur që të bëjmë inaugurimin e spitalit të rinovuar. Emiratet e Bashkuara Arabe do të jenë miq të Kosovës”, ka thënë ajo.

 

- Advertisement -

Të Fundit