Inaugurohet Qendra Edukuese – Korrektuese për të Mitur në Lipjan

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, mori pjesë në inaugurimin e Qendrës Edukuese-Korrektuese për të mitur në Lipjan, qendër e cila vlerësohet të jetë si një mundësi e dytë për të miturit që kanë problem me ligjin.
“Gjatë kësaj ceremonie Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri tha se ndjehet i nderuar që puna e parë e tij si ministër është inaugurimi i kësaj qendre. “Jam jashtëzakonisht i nderuar se një prej aktiviteteve të mia të para si ministër i Drejtësisë është hapja e kësaj Qendre Korrektuese Edukative për të mitur, e cila është një investim nga taksapaguesit evropianë.
Angazhimi im si ministër do të jete fuqizimi i rendit dhe ligjit në Kosovë. Fuqizimi i rendit dhe ligjit në Kosovë do të jetë pasaporta për t’u integruar në Bashkimin Evropian. Republikës edhe do të ndodhë”, tha Ministri Tahiri.

Lexo edheMinistri Rikalo tregon se çfarë kanë punuar me Albin Kurtin dhe Shpend Ahmetin
Teksa ka inkurajuar Ministrinë e Drejtësisë që të kenë parasysh mirëqenien e fëmijëve, shefja e zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, tha se BE ka investuar 3 milionë euro për ndërtimin e Qendrës Korrektuese për të mitur.
Shef i Zyrës së UNICEF-it në Kosovë, Brandao Co, vlerësoi se hapja e kësaj qendre shënon edhe mundësinë për të shënuar progresin e arritur deri më tani, e po ashtu edhe partneritetin e Kosovës me UNICEF-in dhe BE- në. Qendra Edukuese – Korrektuese për të mitur, është projekt i përbashkët, i bashkë financuar nga Komisioni Evropian dhe Ministria e Drejtësisë”- thuhet në komunikatë.














