BallinaLajmeImzot Dodë Gjergji pas takimit më Tërnavën uron Fitër Bajramin: Ne të...

Imzot Dodë Gjergji pas takimit më Tërnavën uron Fitër Bajramin: Ne të gjithë kemi paqen në radhë të parë

Të ngjajshme

Tërnava: Politikanët janë bërë për “hajmali”, duhet të tejkalohet ngërçi politik

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim ef. Tërnava,...

Meryl Streep dhuron mbi 10 milionë dollarë për Muzeun e Grave në Uashington

Aktorja e njohur amerikane Meryl Streep ka dhuruar mbi...

Hajni vjedh para në një lokal të Komoranit, kapet nga policia

Një rast i vjedhjes është raportuar në një lokal...

Edi Rama uron festën e Fitër Bajramit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka uruar festën e...

Ipeshkvi Imzot Dodë Gjergji pas takimit që ka pasur me Myftiun e Bashkësisë Islame, Naim Tërnava u ka uruar festën e Fitër Bajramit të gjithë besimtarëve muslimanë.

Ai, ka thënë se ky është një moment i mrië që të festojnë të gjithë bashkë, duke shtuar se pavarësisht besimit të gjithë kanë paqen në radhë të parë.

“Është një moment i mirë që të gjithë bashkë të festojmë, edhe ne sikur katolikë jemi në kohën e kreshmës, në kohën e agjërimit, në kohën e reflektimit, në kohën e lutjes, në kohën e përmirësimit të marrëdhënies sonë me Zotin dhe me njëri-tjetrin. Kështu që shfrytëzoj rastin t’ju uroj të gjithë njerëzve që jetojnë në Kosovë, pavarësisht besimit katolik apo musliman, ortodoks apo diçka tjetër, ne të gjithë kemi paqen në radhë të parë në zemrat tona, harmoninë dhe lumturinë në familjet tona, mirëkuptimin, paqen dhe rendin e vlerave dhe rregullat në shoqërinë tonë.

E mbi të gjitha, i ftoj të gjithë sa për t’u lutur për paqe në botë, sepse bota asnjëherë s’ka qenë më e rrezikuar sesa në këto momente kur ne edhe agjërojmë, edhe festojmë së bashku. Prandaj nuk më mbetet asgjë tjetër përveçse për ta thënë atë që e ka thënë i madhi Fishta: ‘Ne vërtet i festojmë Bajram e Pashkë secili sipas mënyrës së vet, por shqiptarinë e kemi bashkë dhe të ardhmen duhet ta ruajmë si të till”, tha Gjergji para mediave.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz