back to top
Friday, December 5, 2025
BallinaJetëKurioziteteImazh i pazakontë, minarja shfaqet nga liqeni i ngrirë

Imazh i pazakontë, minarja shfaqet nga liqeni i ngrirë

Të ngjajshme

Itali: Dyshohet se vrau gruan e tij, shqiptari gjendet i plagosur rëndë

50 vjeçari Nazif Muslija, u gjet u plagosur rëndë...

Trepça triumfues në super derbin në Pejë

Trepça ka fituar derbin e javës së tetë të...

Serbia arreston 33-vjeçarin shqiptar, gjatë kontrollës në kufi iu gjet një flamur i UÇK-së

Mediet serbe raportojnë se policia në pikëkalimin Merdare ka...

Dalot e kalon Manchester Unitedin në epërsi ndaj West Hamit (VIDEO)

Manchester United ka kaluar në epërsi ndaj West Ham...

“Hajvan”, “njeri i Serbisë”, “hibridë” – Sharja, strategji e politikanëve për vota

Termat ofendues dhe denigrues, si “hajvan”, “njeri i Serbisë”,...

Minarja e cila ngritet në mes të liqenit në lindje të Turqisë është kthyer në një atraksion turistik, e cila në mënyrë të veçantë të tërheq vëmendjen e turistëve në dimër kur sipërfaqja e liqenit mbulohet me akull, raporton Anadolu Agency (AA)

Kjo është minarja e xhamisë që mbeti nën ujë pas mbushjes së digës Yazici në vitin 2009.

Diga i shërben nevojave të hidrocentralit me të njëjtin emër, por edhe për ujitjen e më shumë se 25 mijë hektarëve të tokës bujqësore në Agri.

Së bashku me një pjesë të fshatit Bascavus, nën ujë mbeti edhe xhamia lokale kurse minarja vazhdon të qëndrojë drejtë në mes të liqenit.

Rreth 18 kilometra larg nga qendra e Agrit, minarja është bërë një atraksion i madh turistik i vizituar nga vendorët e zhvendosur të këtij fshati, por edhe nga turistët nga e gjithë Turqia dhe më gjerë.

Minarja në mes të një liqeni të ngrirë është një skenë që tërheq fotografët profesionistë dhe ata amatorë në kërkim të imazheve të pazakonta.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz