Mesfushori 25-vjeçar, Ilir Krasniqi, ka pësuar një lëndim gjatë një ndeshjeje miqësore mes Polissya Zhytomyr dhe Livyi Bereh Kyiv.
Incidenti ndodhi në fund të pjesës së parë, kur Krasniqi u rrëzua në fushë pa kontakt me ndonjë lojtar kundërshtar, duke ngritur menjëherë shqetësime për një dëmtim të mundshëm serioz, shkruan Indeksonline
Sipas raportimeve fillestare nga klubi, ekziston dyshimi për një lëndim të ligamentit të kryqëzuar të gjurit (ACL), megjithëse diagnoza përfundimtare ende nuk është konfirmuar.
🚨 Injury update
Ilir Krasniqi suffered an injury at the end of the first half in a friendly between FC Polissya Zhytomyr and FC Livyi Bereh Kyiv.
The 25-year-old midfielder went down without contact. The club initially suspected a possible ACL injury
Krasniqi will undergo an… pic.twitter.com/puF29ZXoxT— Polissya Zhytomyr EN (@PolissyaEN) March 9, 2026
Krasniqi pritet t’i nënshtrohet një rezonance magnetike (MRI) më vonë gjatë ditës së sotme, e cila do të përcaktojë shkallën e dëmtimit dhe kohën e mundshme të rikuperimit.
Lëndimi i tij ka ngritur shqetësime te stafi teknik dhe te tifozët e skuadrës, duke qenë se mesfushori konsiderohet një pjesë e rëndësishme e ekipit ukrainas dhe Kombëtares së Kosovës./Indeksonline/