back to top
Tuesday, March 10, 2026
BallinaSportMbappé po provon të jetë gati qysh në ndeshjen e parë ndaj...

Mbappé po provon të jetë gati qysh në ndeshjen e parë ndaj Cityt

Të ngjajshme

Izraeli thotë se nuk po kërkon luftë të pafundme me Iranin

Izraeli nuk po kërkon luftë të pafundme me Iranin...

Hungaria miraton rezolutën kundër anëtarësimit të Ukrainës në BE

Parlamenti i Hungarisë ka miratuar me shumicë rezolutën që...

Kyle Walker pensionohet nga kombëtarja e Anglisë

Kyle Walker ka njoftuar zyrtarisht tërheqjen nga futbolli ndërkombëtar...

Situata e Kylian Mbappés para sfidës së parë të Ligës së Kampionëve mes Real Madridit dhe Manchester Cityt mbetet në hije dyshimi për shkak të problemeve fizike që e ka kaluar gjatë sezonit aktual.

Sipas informacioneve të fundit, sulmuesi francez ka shpresa reale që të jetë në fushë qysh në takimin e parë, por gjithçka do të vendoset nga rezultatet e dy seancave të ardhshme stërvitore me skuadrën, përcjell “Gazeta Express”.

Reali dhe stafi mjekësor e kanë vendosur si një objektiv kryesor që Mbappé të provojë në stërvitje në ditët para ndeshjes për ta kuptuar nëse gjendja e tij e gjurit mund ta përballojë intensitetin e ndeshjes kundër kampionëve të Anglisë.

Nëse ai arrin t’i përfundojë këto seanca pa dhimbje të konsiderueshme, atëherë mund të jetë i gatshëm edhe për sfidën e parë.

Pavarësisht optimizmit në ambientet e Valdebebas, situata mbetet sërish e ndërlikuar: Mbappé ka qenë jashtë ekipit së fundmi për shkak të një lëndimit të gjurit të majtë, i cili i ka shkaktuar dhimbje dhe e ka detyruar që të heqë dorë nga ndeshjet e fundit të “Los Blancos”.

Klubet dhe stafi mjekësor janë shumë të kujdesshëm për të mos e rrezikuar një përkeqësim të gjendjes, duke e ndjekur progresin ditë pas dite.

Nëse Mbappé nuk arrin të luajë në sfidën e parë ndaj Manchester Cityt, klubi ende e konsideron të mundur që ai të jetë gati për ndeshjen e kthimit më 17 mars, nëse këmba e tij e tregon një përmirësim të qëndrueshëm gjatë procesit të shërimit.

Gjendja e tij dhe e lojtarëve të tjerë do të monitorohet pas ndeshjes së parë, me stafin që vendos çdo ditë në bazë të reagimit fizik që francezi do ta japë në fushë. /Gazeta Express

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz