BallinaLajmeIdentifikohet personi i gjetur i vdekur në Prizren

Identifikohet personi i gjetur i vdekur në Prizren

Të ngjajshme

Valie Export dhe revolucioni feminist në art

Valie Export ishte një nga figurat më të guximshme...

Lushtaku deklarohet para mediave, pasi u lirua në procedurë të rregullt

Sami Lushtaku është liruar në procedurë të rregullt, pas...

Gruda: Ngjarja në Skenderaj është pasojë e klimës së krijuar nga VV’ja

Përparim Gruda, ka reaguar pas ngjarjes së fundit në...

Igli Tare pritet të largohet nga Milani ditëve në vijim

Igli Tare, i cili është përmendur si drejtori sportiv...

Më 26.03.2026, rreth orës 11:36, policia ka pranuar një informatë për një rast ku një person është gjetur pa shenja jete në rrugën “Edit Durham” në Prizren.

Patrulla policore, së bashku me ekipin kujdestar të hetuesisë dhe ekipin e krimteknikës, kanë dalë në vendin e ngjarjes.

Viktima ishte mashkull i moshuar, rreth 70 vjeç, pa shenja të dhunës. Trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për ekzaminime të mëtejshme, ndërsa në konsultim me prokurorin është iniciuar rasti “hetim i vdekjes”.

Fillimisht, përmes mediave është kërkuar ndihma e qytetarëve për identifikimin e viktimës.

Ndërkohë, hetuesit e Sektorit të Hetimeve Rajonale Prizren kanë ndërmarrë veprime të menjëhershme në terren, duke mbledhur informata dhe duke kontaktuar familjarët e personit të gjetur pa shenja jete.

Bazuar në të dhënat e siguruara, është arritur të identifikohet vendbanimi i viktimës dhe familjarët e tij kanë bërë identifikimin e personit.

Policia e Kosovës falënderon mediat për bashkëpunimin dhe ndihmën e dhënë në këtë proces, si edhe qytetarët për kontributin e tyre. Institucionet përgjegjëse do të vazhdojnë me procedurat e nevojshme ligjore.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz