Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, gjatë një takimi me qytetarë, ka shpërthyer me deklarata që i referohen zgjedhjeve të 7 qershorit.
Ai ka sulmuar partitë tjera duke theksuar se “blloku opozitar ka nevojë për një goditje të re”, transmeton lajmi.net.
Në vend që të fliste për hallet e qytetarëve, Kurti ka zgjedhur të përqendrohet tek betejat politike: “Po ashtu ka nevojë për një fitore të madhe të Vetëvendosjes”, ka thënë ai, duke nënvizuar nevojën për triumf personal dhe partiak.
Kryeministri në detyrë nuk ka nguruar ta paraqesë kontrastin me opozitën: “…se ata janë për pushim, na jena për punë”, ka deklaruar ai./lajmi.net/