back to top
Saturday, December 20, 2025
BallinaLajmeGanimete Musliu, së bashku me bashkëvendas, pastrojnë varrezat e dëshmorëve në Likoshan...

Ganimete Musliu, së bashku me bashkëvendas, pastrojnë varrezat e dëshmorëve në Likoshan (FOTO)

Të ngjajshme

Mjegull… Moti për sot!

Të shtunën do të mbaj mot me diell dhe...

Bahamas njohu Kosovën, MPJ e Serbisë e dënon ashpër: Ta rishqyrtojnë vendimin

Presidentja e vendin Vjosa Osmani, gjatë ditës së sotme...

Moti sot

Të shtunën do të mbaj mot me diell dhe...

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Ganimete Musliu, së bashku me të rinjtë e fshatrave të Likoshanit, Çirezit dhe Baksit në mënyre të organizuar kanë pastruar varrezat e dëshmorëve në Memorialin e Likoshanit, transmeton Drenica Press.

Pas këtij aksioni deputetje Ganimete Musliu u shpreh shumë e kënaqur me angazhimin e të rinjëve, që së bashku me ta po nderojnë sakrificën e dëshmorëve të Kosovë. Tutje Musliu shtoj se shpresoj që ky organizim të jetë shembull dhe të vazhdohet edhe në varrezat tjera që të pastrohen dhe të mirëmbahen sa më mirë, sepse gjaku i tyre është dritë e lirisë sonë.

Ajo tha se “Ishte kënaqësi ti shihje të rinjët e Çirezit, Baksit dhe Likoshanit, se sa me përkushtim ju përgjigjen këtij aktiviteti. Një falenderim shkon edhe per bacën Ramadan, që për kundër moshës së shtyrë, asnjëherë nuk ndalet, duke u kujdesur për këtë vend të vogël, por me histori të madhe.
Bashkesia Lokale e Çirezit gjithmonë ka qenë shembull i organizimit.
Edhe sot e pashë shpirtin e zjarrtë të vullnetarizmit dhe respektit për sakrificën e vendit tonë!

Lavdi dhe mirënjohje e përjetshme për të gjithë të rënët për Liri të Kosovës!

Fotografia e Ganimete Musliu

Fotografia e Ganimete Musliu

Fotografia e Ganimete Musliu

Fotografia e Ganimete Musliu

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz