Të premtën e kaluar rreth orës 16:00, ka ndodhur një vjedhje në një marketet në Prishtinë, më konkretisht në lagjen “Dardania”.
Një kliente ka harruar qantën në këtë market, derisa një grua pas saj ka shfrytëzuar rastin për të marrë nga e njëjta qantë, një kuletë.
Gruas të cilës i ka humbur kjo kuletë, ka dërguar pamjet në adresë të IndeksOnline, dhe e njëjta ka kërkuar nga gruaja që e akuzon se ka kryer vjedhje, t’ia kthejë atë.
Sipas saj, në të njëjtën kuletë ajo kishte gjësende tejet me vlerë, të cilat i ka si kujtim nga djali i saj, tashmë i ndjerë.
Për rastin në fjalë është njoftuar edhe policia e Kosovës, për të cilën është duke zhvilluar edhe hetime./IndeksOnline/