back to top
Sunday, December 21, 2025
BallinaLajmeI vrari sot në Prishtinë mbante në trup 6 plumba që nga...

I vrari sot në Prishtinë mbante në trup 6 plumba që nga marsi 2004

Të ngjajshme

Rrihen mes vete me mjete të forta dy persona në Prishtinë, trajtohen në QKUK

Dy persona kanë sulmuar njëri- tjetrin menjete të forta. Ata...

Publikohen pamjet e sulmit amerikan ndaj një tankeri pranë Venezuelës

Dje, Roja Bregdetare e SHBA-së sekuestroi për herë të...

Trump nënshkruan urdhrin, SHBA synon kthimin e njerëzve në Hënë deri në 2028

Presidenti amerikan Donald Trump përcaktoi qëllimin e SHBA-së për...

“Po ma ngjesin”, Benita qanë me dënesë – Klodi i qëndron afër

Klodi i ka qëndruar afër Benitës, e cila ka...
- Advertisement -

I vrari sot në Prishtinë, për një dekadë të tërë, Abid Jashari mbante në trup 6 plumba, që nga trazirat e marsit të vitit 2004, raportonte dikur KTV me 14 prill të 2014, transmeton Gazeta Metro.

Njërin e kishte shumë afër trurit dhe kishte frikë të hyjë në operim, pasi i kishin thënë se gjasat për të shpëtuar janë vetëm 3 për qind. Jashari, të cilit i ishte thënë se këta plumba janë të UNMIK-ut, kërkonte dikur që ky institucion t’i japë dëmshpërblim për atë që i kishte ndodhur. E UNMIK-u nuk e kishte ndërmend ta bënte një gjë të tillë.

Pasditen e 18 marsit të vitit 2004, pikërisht në kohën e trazirave, ai ishte nisur për në lagjen Mati, ku luante zakonisht futboll, por i gjendur rastësisht në rrugë gjatë protestës, aty mori lëndimet e përjetshme.

Jashari, gjatë gjithë kohës, kishte menduar se trupat e KFOR-it ishin ata që e kishin plagosur, por pas analizave të bëra nga KFOR-i, i ishte thënë se plumbat 9 mm të pushkës së gjuetisë janë të policisë së UNMIK-ut.

“Pas një hetimi të kujdesshëm, të bërë nga Zyra për Ankesa e SHP të KFOR-it, kemi ardhur në përfundim se KFOR-i nuk është përgjegjës për plagosjen dhe lëndimet tuaja. KFOR-i nuk ka përdorur llojin e plumbave çfarë ju ende keni në trup, e as që ka operuar fare në rajonin, në të cilin ju jeni plagosur atë ditë. Zyra për ankesa e KFOR-it nuk mund të mbështesë kërkesën tuaj”, i ishte thënë Jasharit.

Ai kishte kërkuar ndihmë edhe nga EULEX-i, por nga ky institucion i ishte thënë se flitet për ankesa, për të cilat duhet të bëhen hetime penale, e që rastet e natyrës penale nuk janë kompetencë e EULEX-it.

Abid Jashari, menjëherë pas plagëve të marra, kishte kërkuar shërim, por i ishte thënë se po të bëhej operacion, rreziku për të mos mbijetuar është 97 %. Problemi kryesor qëndron te plumbi, të cilin e mban në kokë e që është vetëm 1 mm larg trurit.

Jashari kërkon që autoritetet, të cilat kishin qenë përgjegjëse për sigurinë atë kohë, t’ia kompensojnë dëmet shëndetësore që i kanë shkaktuar, por deri tash askush nuk i ka ofruar ndihmë.

Zëdhënësi i UNMIK-ut, Brenden Varma, thotë se Abid Jashari ka bërë një ankesë në UNMIK në tetor të vitit 2013, dhe këtë ankesë e sheh si paragjykim, pasi sipas tij, kërkesa nuk përkon me kohën, ngase tashmë kanë kaluar 9 vjet prej kur ka ndodhur ngjarja.

“Ne jemi në dijeni për këtë çështje dhe që prej vitit 2004, për herë të parë ky person ka kontaktuar me ne në tetor të vitit 2013. Ne menjëherë i jemi përgjigjur. Por ai prapë ka bërë një ankesë dhe shumë shpejt do t’i kthehet përgjigjja. Ne nuk mund të japim detaje rreth përgjigjes së kthyer por është e drejtë e tij nëse dëshiron ta bëjë publike atë”, Brenden Varma, zëdhënës i UNMIK-ut.

Nga ana tjetër, Abid Jashari pati sqaruar, se kërkesa e tij e vetme ka qenë të marrë një dëmshpërblim për dëmin që iu ka shkaktuar dhe në letrën e parë të kthyer nga UNMIK-ut, i është thënë se ankesën e ka bërë shumë vonë dhe për këtë arsye nuk do të ketë dëmshpërblim.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz