KEK-u i jep mijëra euro kompanisë gjermane për konsulencë ligjore në projektin “Kosova A”
dp

Lexo edheOVL-UÇK kritikon kërkesat e ZPS-së: Nuk mund ta fshehin dështimin e një prokurorie të njëanshme

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka dhënë një kontratë në vlerë prej 380 mijë eurosh për shërbime të konsulencës ligjore lidhur me projektin e rehabilitimit dhe modernizimit të njësisë A3 të termocentralit “Kosova A”.
Sipas njoftimit për dhënie të kontratës, shërbimet do të ofrohen nga kompania gjermane GOERG Partnerschaft von Rechtsanwälten mbB, me seli në Këln, shkruan IndeksOnline.
Konsulenca përfshin përgatitjen, hartimin dhe përshtatjen ligjore të kontratës, si dhe mbështetjen gjatë negociimit të kontratës EPC për projektin. Kontrata do të bazohet në modelin FIDIC – Silver Book dhe do të zbatohet në formën “Çelësi në dorë” (Turnkey).

Lexo edheOVL-UÇK kritikon kërkesat e ZPS-së: Nuk mund ta fshehin dështimin e një prokurorie të njëanshme
Vlera e parashikuar fillimisht për këtë kontratë ishte 400 mijë euro, ndërsa kontrata iu dha operatorit ekonomik me vlerë prej 380 mijë eurosh. Në procedurë kanë marrë pjesë gjithsej tre tenderues.
Kontrata është dhënë më 2 shtator 2026, ndërsa nënshkrimi i saj është planifikuar për 15 shtator 2026. Procedura është zhvilluar si e negociuar pa publikim të njoftimit për kontratë, ndërsa kriteri i dhënies ka qenë çmimi më i ulët./IndeksOnline/