back to top
Wednesday, February 11, 2026
BallinaBotëI vdiq pronari, qeni i këngëtarit të famshëm nuk pranon të hajë...

I vdiq pronari, qeni i këngëtarit të famshëm nuk pranon të hajë as të pijë

Të ngjajshme

Mbyllet seanca e sotme në Hagë

Sot në Gjykatën Speciale në Hagë, fjalët përfundimtare i...

Dolce merr mesazhin e fortë nga familja (video)

Ditën e sotme, Dolce ka marrë një mesazh të...

Xhelal Sveçla me pritshmëri “shumë të mira” nga seanca e sotme

Xhelal Sveçla tanimë deputet i zgjedhur nga zgjedhjet e...

Jo vetëm njerëzit po vajtojnë vdekjen e këngëtarit boshnjak Halid Beshliq, por edhe një qen.

Emri i tij është Benjo, ai jeton në hotelin e këngëtarit të ndjerë dhe, që kur ai ndërroi jetë, nuk ka dashur të hajë ose të pijë.

“Benjo është qeni i Halidit, është 15 vjeç. Ai tashmë ka vështirësi në ecje. Halidi e gjeti diku në rrugë 15 vjet më parë dhe e solli këtu, ne e rritëm. Halidi e ushqeu më shumë, ai ishte gjithçka për të. Ai ka qenë me ne për 15 vjet. Ne e quajtëm Benjo. Tani është i moshuar, mezi qëndron në këmbë, por që kur Halidi u sëmur dhe veçanërisht që kur ndërroi jetë, Benjo as nuk ha dhe as nuk pi ujë” , tha miku i Halidit, Vlado Pejiq, për Face TV Sarajevë.

Ai shtoi se qeni thjesht nuk do të hajë. Janë kontaktuar disa veterinarë të cilët do të vijnë ta shikojnë dhe do të shohin nëse mund ta ndihmojnë. Njerëzit që vijnë në motel dinë si ta përkëdhelin, ai u afrohet atyre, por as nuk do ta shikojë ushqimin./Indeksonline/

Të Fundit

Sport

ShowBiz