BallinaLajmeI ulet dënimi ish-pjesëtarit të UÇK’së që akuzohej për krime lufte

I ulet dënimi ish-pjesëtarit të UÇK’së që akuzohej për krime lufte

Të ngjajshme

Zyrtarja policore sulmohet nga një grua gjatë futjes së saj në kontroll, merr trajtim mjekësor

Një zyrtare policore është kanosur dhe sulmuar fizikisht nga...

“Nuk do të doje të rreheshe me të”: Trump nderon Chuck Norrisin

Donald Trump ka kujtuar Chuck Norrisin si një “njeri...

Rafael Leao do të mungojë në ndeshjen ndaj Torinos

Rafael Leão do të mungojë në ndeshjen e Milanit...

Paga minimale në Kosovë nuk po respektohet për disa punëtorë

Megjithëse nga janari paga më e ulët në Kosovë...

Gjykata e Apelit ka marrë vendim për uljen e dënimit të ish-pjesëtarit të UÇK’së, Xhemshit Krasniqi, i cili akuzohej për krime lufte.

Në një njoftim thuhet se dënimi prej 8 vitesh dhe gjobë 1200 euro, ndryshohet në 7 vite dhe gjobë 1200 euro, transmeton Periskopi.

“Kolegji  i Gjykatës së Apelit i përbërë nga dy gjyqtarë të EULEX-it dhe një gjykatës vendor, me gjyqtarin e EULEX-it që kryesonte nxori aktgjykimin me datë 22 qershor 2017 në rastin Xh. K. – PAKR 648/16. Ankesa kishin paraqitur avokati mbrojtës dhe PSRK-ja. Gjykata e Apelit ndryshoi pjesërisht aktgjykimin e Gjykatës Themelore të Mitrovicës nr. 185/15, të datës gusht 2016, duke riklasifikuar krimet me të cilat i akuzuari ishte dënuar në krime lufte kundër personave individualë në vend të krimeve të luftës kundër popullatës civile. Aktgjykimi i kundërshtuar u konfirmua në lidhje me lirimin për një akuzë për vrasje Dënimi unik prej 8 (tetë) viteve burgim të shqiptuar kundër të pandehurit nga Gjykata Themelore e Mitrovicës, përkatësisht me gjobë prej 1.500 euro (njëmijë e pesëqind), ndryshohet me 7 (shtatë) vjet burgim dhe një gjobë prej 1200 eurove(njëmijë e dyqind)”, thuhet në një njoftim për media.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz