I përkeqësohet gjendja Ratko Mladiqit, dyshohet për sulm në tru
dp

Lexo edheKlinaku, për rindërtimin e Xhamisë së Ibrit: Tentuan ta degradojnë, së shpejti do t’i shihet minarja

Ngjarja ka ndodhur sot, më 2 maj, dhe është konfirmuar nga djali i tij, Darko Mladić.
Sipas tij, ai kishte folur me të atin rreth dy orë e gjysmë më parë, ndërsa më pas është njoftuar nga Haga se Mladić është transferuar sërish në spital.
“Duket se ka pasur përsëri një goditje në tru. Ka shfaqur simptoma dhe do të më informojnë për zhvillimin e mëtejshëm të situatës”, ka deklaruar ai.

Lexo edheKlinaku, për rindërtimin e Xhamisë së Ibrit: Tentuan ta degradojnë, së shpejti do t’i shihet minarja
Ndërkohë, mekanizmi ndërkombëtar në Hagë ende nuk ka marrë një vendim lidhur me kërkesën e familjes dhe avokatëve të tij për ta liruar për trajtim mjekësor në Serbi, për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore.