back to top
Saturday, July 26, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditI nxehti sot pritet të prekë kulmin, temperaturat deri në 40 gradë

I nxehti sot pritet të prekë kulmin, temperaturat deri në 40 gradë

Të ngjajshme

Përditësohen të dhënat, kaq po pret diaspora për të hyrë në Kosovë

Mërgimtarët që po vijnë në Kosovë, po presin 50-60...

​Bogujevci: Presim që deputetët do të votojnë

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Saranda Bogujevci është deklaruar...

Të shtunën deri në 40C.  Nga e diela rrebeshe shiu dhe rënie e temperaturës.

Kulminacioni i kësaj vale të nxehtit që përfshiu vendin gjatë kësaj jave po parashihet të jetë ditën e shtunë, me maksimale që arrin deri në 39C e 40C, lokalisht deri në 41C apo 42C. 

Me zhvillime të vranësirave orëve të pasdites, rrebeshe të shkurta shiu shfaqen përreth zonave malore, e që më pas mund të kalojnë përgjatë pjesëve tjera të vendit. 

Fryn erë jugore e jugperëndimore mesatare 4-10m/s.  Rrebeshet ka gjasa të shoqërohen edhe me erëra të stuhishme, që mund të frynë me hove mbi 20m/s (70km/h).

Nga e diela temperaturat pësojnë një rënie në 32C e 33C, derisa priten zhvillime të rrebesheve me bubullima në pjesë të vendit, që mund të shoqërohen me erëra më të hovshme.  Duke kaluar në ditët e para të javës vijuese, temperaturat vazhdojnë me rënie, deri në 24C, ditën e mërkurë. 

Të hënën do të ketë më shumë intervale me diell, ndërsa nga e marta sërish priten kushte për zhvillime të rrebesheve të shiut.  Temperaturat minimale pësojnë rënie nga 20C e 21C, në 13C. 

Fryn erë kryesisht jugperëndimore e lehtë dhe mesatare, 4-11m/s./MendimipërMotin/

- Advertisement -

Të Fundit