back to top
Friday, December 19, 2025
BallinaLajmeI ngacmoi seksualisht dy të mitura, prokuroria ngre aktakuzë ndaj 40-vjeçarit

I ngacmoi seksualisht dy të mitura, prokuroria ngre aktakuzë ndaj 40-vjeçarit

Të ngjajshme

Fisnik Asllani bëhet futbollisti më i vlefshëm i Kosovës

Sulmuesi i Hoffenheimit, Fisnik Asllani është bërë lojtari më...

Dalja nga AKK e komunave veriore, Krasniqi potencon shkeljet procedurale

Ministri në detyrë i Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Elbert...

Klinaku për rastin e Kurtit: Gjykata vendosi drejt, nuk kishte vepër penale

Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën për hudhjen...

Arrestohet në Mal të Zi, 31-vjeçari shqiptar i shpallur në kërkim ndërkombëtar

Një 31-vjeçar shqiptar, i shpallur në kërkim ndërkombëtar për...

“Doku” merr përkrahje në fshatin e Ramush Haradinajt

Arbër Tolaj, kandidat i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës...

Një 40-vjeçar nga Pozherani i Vitisë kishte ngacmuar seksualisht dy vajza të mitura.

Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti i Përgjithshëm, sot, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit R.A., i cili gjendet nën masën e paraburgimit që nga data 11 maj 2019, pasi kishte ngacmuar seksualisht dy vajza të mitura.

Sipas aktakuzës, më 11 maj 2019, rreth orës 8:15 minuta, në fshatin Pozheran, komuna Vitisë, i pandehuri R.A. (1979), ka ngacmuar seksualisht dy vajza të mitura, në atë mënyrë që derisa ato shkonin në shkollë, i pandehuri me veturën e tij, i tejkalon, pastaj kthehet mbrapa duke iu thënë që të hynin në veturë për t’i dërguar në shkollë dhe se i njihte prindërit e tyre, të cilat fillimisht nuk pranojnë, mirëpo pas insistimit të tij, të miturat hyjnë dhe ulen mbrapa në veturë, me ç’rast i pandehuri e devijon rrugën dhe i ngacmon me fjalë.

Si pasojë e shqetësimit dhe pasigurisë, vajzat e mitura kërcejnë nga vetura derisa ishte në lëvizje, ku edhe pësojnë lëndime trupore në gjunjë dhe këmbë, të cilat për shkak të lëndimeve detyrohen të kërkojnë ndihmë mjekësore, fillimisht në Shtëpinë e Shëndetit në Viti, e më pas edhe në Spitalin Regjional, në Gjilan.

Me këto veprime, i pandehuri R.A., ka kryer veprën penale “Ngacmimi seksual” nga neni 183 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz