BallinaLajme“I mbijetova kancerit, tani punoj për të sotmen” – Kush është Richard...

“I mbijetova kancerit, tani punoj për të sotmen” – Kush është Richard Grenell?

Të ngjajshme

Tragjedi në Ferizaj: Gjendet i vdekur një 29-vjeçar

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në...

Kërkohet përjashtimi i Southamptonit, spiunoi kundërshtarin

Skuadra e Middlesbrough ka kërkuar përjashtimin e Southamptonit nga...

KQZ-ja certifikon 902 kandidatë për deputetë

KQZ mori vendim për certifikimin e 902 kandidatëve për...

KQZ merr vendim, kështu do të duket fletëvotimi për zgjedhjet e 7 qershorit

KQZ mori vendim për miratimin e dizajnit dhe përmbajtjes...

KQZ certifikon listën me deputetë të “Srpska Lista”

KQZ ka certifikuar listën me deputetë të Listës Serbe...

Diplomacia e Donald Trump funksionon’. Kështu shkroi në rrjetet sociale ambasadori Richard Grenell, pak pasi bëri të ditur se Prishtina dhe Beogradi kanë arritur marrëveshje për të vënë në punë edhe linjën hekurudhore mes dy vendeve.

Më herët, Grenell njoftoi arritjen e marrëveshjes për rikthimin e fluturimeve ajrore mes Kosovës dhe Serbisë, një marrëveshje që u përshëndet personalisht nga presidenti Donald Trump.

Ai është ambasadori i SHBA në Gjermani, duke mbajtur kështu një prej posteve më të rëndësishme në diplomaci. Vjeshtën e shkuar, presidenti Donald Trump e caktoi si të dërguarin e tij të posaçëm për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

Në përshkrimin e tij në rrjetet sociale, ai thotë se “ka dalë më i fortë pas kancerit”. Në vitin 2013, ai arriti të mbijetojë pas sëmundjes së rëndë të limfomës.

Këtë gjë e përmendi edhe kur u pyet se çfarë do të ndodhë nëse nuk ka një marrëveshje mes Serbisë dhe Kosovës.

“Unë jam një i mbijetuar i kancerit dhe jetoj vetëm për të sotmen,” tha ai. “Do të punoj fort sot për sot,” shtoi Grenell me një pragmatizëm amerikan.

Grenell është 53 vjeç dhe fillimisht u bë i njohur kur shërbeu si zëdhënës i SHBA në Kombet e Bashkuara. Ai e mbajti këtë post më shumë se kushdo tjetër, duke shërbyer për katër ambasadorë të ndryshëm.

Grenell ka qenë edhe zëdhënës i sigurisë në fushatën presidenciale të republikanit Mitt Romney.

Si një konservator i thekur, emri i tij është përfolur për shumë poste të ndryshme, që nga Sekretar i Shtetit e deri te këshilltar për sigurinë pranë presidentit.

Kur u betua si ambasador i Gjermanisë, ai u bë i pari republikan homosesual që mban këtë post kaq të lartë. Partneri i Grenell është Matt Lashey.

Mbërritja e tij në Gjermani shkaktoi jo pak ‘tërmet’. Sapo erdhi, ai u kërkoi kompanive gjermane që të mos bashkëpunojnë me Iranin. Më pas e kritikoi Berlinin për mungesën e investimeve në mbrojtje dhe për afrimin me Rusinë, por edhe me Kinën në disa raste.

Intervista e tij e parë si ambasador u komentua në dhjetëra media. Ai tha se qëllimi i tij si ambasador është që të forcojë lëvizjet konservatore nëpër Europë, çka nuk u prit mirë nga forcat e majta.

Ai është i pranishëm vazhdimisht duke komentuar pranë gazetës BILD, si një media e djathtë me qëndrime të prera pro-amerikane, pro-izraelite dhe kundër vendeve si Irani e Rusia./SYRI.net

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz