I dyshuari për vrasjen e djalit dhe mbesës në Demiraj të Gjilanit del para Gjykatës
dp

Lexo edheAUV ndalon hyrjen e mbi 1 mijë kg patatinave STIZA Paprika për shkak të nivelit të lartë të akrilamidit

Deri më tani, krejt çka dihet është se Brahim Demiraj është i arrestuar për këtë rast ndërkaq nuk dihet se si ka ndodhur rasti.
Në këtë seancë pritet të caktohet masa e paraburgimit.
Policia e Gjilanit si dhe Prokuroria Themelorë në këtë komunë nuk kanë dhënë detaje mbi rastin- madje të njëjtit nuk kanë treguar as se si është kryer vrasja, me çfarë mjeti apo si u ndanë nga jeta dy të lartcekurit.
Lajmi.net ka raportuar dje fillimisht mbi rastin dhe mbi atë se foshnja po qëndronte me babain, pasi gruaja ishte e ndarë me tanimë të ndjerin si shkak i problemeve të vazhdueshme që kishin në mes .
Adonis Demiri ishte i njohur për autoritetet e sigurisë dhe të hetuesisë në Gjilan edhe si përdorues i narkotikëve dhe si i ngarkuar me disa vepra të tjera penale. /Lajmi.net/

Lexo edheAUV ndalon hyrjen e mbi 1 mijë kg patatinave STIZA Paprika për shkak të nivelit të lartë të akrilamidit

