Pamje të pabesueshme janë shfaqur kur një i burgosur me një lloj thike machete të vendosur në kokën e tij ecë pa problem duke folur sikur nuk ka ndodhur asgjë.
I dënuari, Pedro Ferreira, 34 vjeçar, mund të shihet i shtrirë në një spital duke shpjeguar rastin se si i ishte ngulur thika në kokën e tij.
Ai iu nënshtrua një operacioni pesë orësh ku rezultoi me heqjen e thikës nga koka e tij. Sipas mjekëve, operacioni nuk kishte pas ndërlikime.
Ai ishte transferuar nga spitalit i qytetit drejt një burgu në të cilën gjendja e tij shëndetësore është e qëndrueshme, raporton “DailyMail”, transmeton Periskopi.
Krimineli, i cili ishte burgosur në vitin 2004, ishte përfshirë në një luftë muajin e fundit me një të burgosur të tjetër në burgun e sigurisë së lartë në ishullin e Itamaracas.
Mjekët ishin të habitur pasi Ferreira ishte i vetëdijshëm, i kthjellët dhe i lëvizshëm. Ata presin që ai do të shërohet plotësisht dhe nuk ka shqetësime për shëndetin e tij./Periskopi/