BallinaLajmeIrani thotë se s’ka negociata, “SHBA-ja po dërgon mesazhe përmes ndërmjetësve”

Irani thotë se s’ka negociata, “SHBA-ja po dërgon mesazhe përmes ndërmjetësve”

Të ngjajshme

Situata në Iran, Jasir Asani: Shpresoj të qetësohet gjithçka dhe të kthehemi!

Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Jasir Asani i ftuar...

Kur nuk shënon, pëson! Lecce e Ramadanit merr një fitore të artë në udhëtim

Skuadra e Lecce ka shënuar fitore 2:3 ndaj Sassuolos...

Përmirësoni shëndetin mendor përmes fitnesit

Të gjitha llojet e aktiviteteve që mund të ndihmojnë...

Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi, në një intervistë televizive në kanalin shtetëror të lajmeve, ka thënë se për “disa ditë” SHBA-ja ka nisur të dërgojë “mesazhe të ndryshme përmes ndërmjetësve të ndryshëm”.

Megjithatë, ai thekson se fakti që këto mesazhe u transmetuan “përmes vendeve mike” dhe se Irani po përgjigjej duke shprehur “qëndrimet e tij dhe duke dhënë paralajmërime”, nuk përbën “as dialog, as negociatë, as gjë të ngjashme”.

Araghchi ka shtuar se politika e Iranit për momentin është të vazhdojë me “mbrojtjen” dhe se ata “nuk kanë asnjë qëllim për të negociuar për tani”, raporton BBC.

Ai përfundon duke thënë se “kjo është luftë e Izraelit dhe njerëzit e rajonit dhe të SHBA-së po paguajnë çmimin për të”.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz