BallinaKulturëI bëri të qajnë të gjithë, Ova e “Lingo Lingo” rrëfen sesi...

I bëri të qajnë të gjithë, Ova e “Lingo Lingo” rrëfen sesi i ka ndryshuar jeta

Nisa Sofiya Aksongur, e njohur për rolin e “Ova” në filmin “Mrekullia në qelinë numër 7”, ka rrëfyer më tepër mbi veten dhe punën e saj.

Për herë të parë për televizonet shqiptare, Nisa Sofiya shprehu kënaqësinë e të punuarit me një aktor si Aras Bulut Iynemli, si dhe lidhjen me Shqipërinë.

“Ja kemi kaluar shumë bukur. Kemi pasur momente të bukura si në film, por dhe ndërmjet pushimeve nga skena në skenë.”-rrëfeu ajo.

E pyetur se si ndihet tashmë që ajo është e njohur ndërkombëtarisht, Nisa tha se është shumë e lumtur. Por ajo shtoi se në fillimet e famës ndihej pak çuditshëm.

“Kur dal në rrugë njerëzit më njohin e më thërrasin ‘Lingo Lingo’. Të gjithë ma thonë dhe kur më njohin më përshëndesin ‘Lingo Lingo’.

”Shqipëria nuk është e panjohur për vogëlushen 9-vjeçare. Ajo thotë se jo vetëm e njeh vendin, por dëgjon muzikë nga artistë shqiptarë. Ndër artistët e saj të preferuar është Tuna.

Nisa e mbylli intervistën e saj me një përshëndetje për fansat shqiptarë, dhe një mesazh për të gjithë fëmijët që duan të bëhen aktorë si ajo: “Unë i dua shumë fansat e mi shqiptarë dhe i puth nga larg. U them fëmijëve se nëse vërtetë duan të bëhen aktorë nuk duhet të dorëzohen.”