Hyn për t’i shpëtuar fëmijët, psikologia nga Prizreni mbytet tragjikisht në det
01

Lexo edheMusliu: të solidarizohemi me Sylejman Selimin, Jahir Demakun, Vëllëzrit Ramadani dhe të gjithë ata që vuajnë denime të kurdisura

Në moshën 36-vjeçare është ndarë nga jeta tragjikisht psikologia Dua Dauti-Kadriu, në Ulqin.
E ndjera ka humbur jetën në det, dje në orët e pasdites. Sipas familjarëve të saj, rreth orës 6 pasdite, dy fëmijët e saj ishin në ujë, ndërsa ishte ngritur flamuri i kuq i rrezikut nga valët e mëdha.
Ajo kishte hyrë për t’i shpëtuar fëmijët, kishte arritur t’i nxjerrë ata, por vetë nuk kishte dalë nga uji.

Lexo edheMusliu: të solidarizohemi me Sylejman Selimin, Jahir Demakun, Vëllëzrit Ramadani dhe të gjithë ata që vuajnë denime të kurdisura
Sipas familjarëve, trupi i pajetë i saj është gjetur pas 3 orë kërkimesh. Dua Dauti-Kadriu do të varroset sot në Prizren, rreth orës 17./zeri/
