back to top
Friday, September 12, 2025
BallinaLajmeMusliu: të solidarizohemi me Sylejman Selimin, Jahir Demakun, Vëllëzrit Ramadani dhe të...

Musliu: të solidarizohemi me Sylejman Selimin, Jahir Demakun, Vëllëzrit Ramadani dhe të gjithë ata që vuajnë denime të kurdisura

Të ngjajshme

Musliu në rrjete sociale ka ftuar që të solidarizohemi me Sylejman Selimin, Jahir Demakun, Vëllëzrit Ramadani dhe të gjithë ata që vuajnë denime të kurdisura. Musliu ka kujtuar kontributin e tyre dhe ka ngritu çështjen e deklaratave që i konsideron si të pa vlera, nga disa personalitete në Kosovë.

Shkirimi i plotë i Musliut:

A jemi shoqëri e dominuar nga njerëz të shtirur?
Shoqëria jonë, sidomos këto vitet e fundit, e meriton një studim substancial.
A jemi ne një shoqëri e cila, e përballur me procese të rënda, e ka humbur paksa arsyen dhe sikur jemi shëndrruar në një paradoks të pashembullt.
Si mund të shpjegohet që paraqitjet publike, deklaratat, pozicionimet…etj., nuk e kanë as vlerën më të vogël? Si është e mundur që “personalitet” e vendit tim të mendojnë se ky popull nuk ka memorie? Si mund të mendojnë këto “personalitete” se ky popull edhe më tej do ta ketë madhështinë të harroi e të falë maskarallëqët që dikujt sikur i shkojnë për shtati të kthehen në norma shoqërore?
Ata të cilët mendojnë kështu gabohen rëndë sepse ky popull ka sy, ka vesh, ka tru dhe mbi të gjitha ka dinjitet dhe krenari, prandaj duhet të kihet shumë kujdes sepse pikërisht ky popull do të vulosë vlerën, por edhe mallkimin për secilin që e meriton këtë vulë.
Këtë javë ishim dëshmitarë të një zhvillimi pozitiv në procesin e montuar politik kundër Grupit të Drenicës. Lirimi i kryetarit Lushtaku nga të gjitha akuzat ishte një triumf jo vetëm i kryetarit të Skenderajt, jo vetëm i një komandanti ti Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, por ishte një triumf i të gjithë atyre që katër vite më radhë i besuan pafajsisë së tij. Ishte një triumf i të gjithë atyre që patën kurajo njerëzore ti japin, nëse jo më shumë, të paktën një mbështetje morale. Ishte një triumf i të gjithë atyre që nuk lodhën duke mbrojtur vlerat dhe sakrificën e një kombi që me luftë e fitoi lirinë.
Çdo minut i privimit nga liria është e gjatë sa një shekull, por katër vite nuk është kohë shumë e gjatë që të harrojmë se pikërisht ata që qëndruan në mbështetjen e tyre morale ndaj këtyre padrejtësive u mveshën me epitete nga më të ndryshmet. Ata u akuzuan se po ndërhynin në drejtësi! U akuzuan se po rrehin telin e një patriotizmi folklorik! E çka ishte më ç´njerzore, u akuzuan besa edhe se po i dëmtonin, vetë ata, me përkrahjen e tyre!
Kështu kaluan katër vite, e katër vite nuk është kohë shumë e gjatë që të harrohet edhe heshtja e shumicës, zëri i të cilëve do kishte jehonën e vet vetëdijësuese si p.sh.: “personalitete publike”, “media”, “analistë”, “shoqata të ndryshme të shoqërisë civile” etj., etj..
Por çka ndodhi? Ndoshi pikërisht e kundërta. Analiza mbi analiza për të rrënjosur tek qytetarët se nuk po akuzohet UÇK-ja por individë të caktuar, ani pse këta individë ishin zinxhiri më i lartë hirarkik i UÇK-së. Anliza mbi analiza se ne duhet të bëjmë sehir sepse duhet ti besojmë çdo prokurori të huaj që vije këtu dhe luan rolin e të dërguarit nga Zoti dhe ka të drejtën apsolute të bëjë çfarë ti teket. Po cili popull mbi këtë dhe duron një nëpëkëmbje të tillë? Cili popull lejon të përndiqet si shtrigat në mesjetë?
Asnjë!!!
Kryetari i Skenderajt sot është i lirë. Urojmë që kurrë më të mos privohet nga liria për të cilën ai me shokë ishin të gatshëm të vdisnin. Tani, që kur u lirua, çdo ditë shtëpia e tij vërshohet nga adhurues, përkrahës të sinqertë e dashamirë por edhe të tjerë, të atillë që heshtën katër vite.
Sami Lushtaku e tha vet që liria e tij nuk është liri përderisa shokët e tij të idealit po mbahen mbyllë. Dhe në qoftë se liria e tij na gëzoi vërtetë atëherë a nuk është më mirë që të radhitemi, më të vendosur se kurrë më parë, në mbështetje të atyre shokëve për hirë të të cilëve kryetari Lushtaku nuk e shijon sa duhet as lirinë e vet?
A nuk është më mirë që si shoqëri të kërkojmë thjeshtë llogari dhe drejtësi për këta burra, gatishmëria e të cilëve dikur na e ktheu shpresën për jetë? Ku është gatishmëria jonë? Apo po presim që dikur edhe ata të lirohen si të pafajshëm, sepse të pafajshëm janë, dhe të vërshojmë shtëpitë e tyre për ti përgëzuar?
Sa shpifëse mund të tingëlloi për ta ajo parulla “më në fund triumfoi drejtësia”!!!!
Për çfarë drejtësie flasim? A do mundet ky ” më në fund triumf” t´ju kthej këtyre burrave katër e më shumë vite jetë? A do mundet ky “triumf” të kompenzoi dhimbjen e tyre shpirtërore, dhimbjen e familjeve të tyre? A do mundet ky “triumf” të rikthej mundësinë që këta burra të shohin fëmijët e tyre duke u rritur?
Unë nuk e besoj që kjo do jetë e mundur, prandaj do ishte të paktën e ndershme që secili prej nesh të ndikoi që të paktën të gjithë ata ushtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po mbahen nëpër burgje të rikthehen sërish në vëmëndjën dhe në ndërgjegjen e shoqërisë. Të shikohet dhe të rishikohet nëse është bërë e njëjta padrejtësi edhe në rastet tjera, për çka unë nuk dyshoj. Të kemi kurajon kolektive që të kërkojmë drejtësi sepse dikur do të jetë vonë dhe nuk do na mbetet tjetër pos shtirjes dhe parullës së famshme “më në fund fitoi drejtësia”.
Drejtësia e vonuar nuk është drejtësi!
Të solidarizohemi me: Sylejman Selimin, Jahir Demakun, Vëllëzrit Ramadani dhe të gjithë ata që vuajnë denime të kurdisura.

Një ditë do shkruhet versioni i këtyre burrave dhe ky version do jetë vulë damkuese për një shoqëri e cila nuk vlerëson si duhet sakrificën e saj shekullore.

 Image may contain: 1 person, hat and closeup
- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz