Hyn në fuqi Ligji i ri për shtetësinë e Kosovës
dp

Lexo edheKonjufca: Agresioni rus ka reflektuar pasoja të drejtpërdrejta edhe në Ballkanin Perëndimor përmes kërcënimeve hibride dhe përpjekjeve destabilizuese

Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Brendshëm në detyrë, Xhelal Sveçla, përmes një videoje të publikuar në Facebook, drejtuar bashkatdhetarëve.
Ai ka thënë se një nga lehtësimet kryesore të ligjit të ri është rifitimi i shtetësisë për bashkatdhetarët që për arsye objektive janë detyruar të heqin dorë nga shtetësia e Kosovës.
“Një nga lehtësimet kryesore është rifitimi i shtetësisë për ju bashkatdhetarët, që për arsye objektive jeni detyruar të liroheni nga shtetësia e Republikës së Kosovës, nga 9 dokumente që kërkoheshin më parë, tani mjafton kërkesa e plotësuar nga ju si dhe dëshmia se nuk jeni të dënuar për vepër penale me vendim të formës së prerë në shtetin ku jetoni”, është shprehur Sveçla.

Lexo edheKonjufca: Agresioni rus ka reflektuar pasoja të drejtpërdrejta edhe në Ballkanin Perëndimor përmes kërcënimeve hibride dhe përpjekjeve destabilizuese
Sipas tij, me ligjin e ri aplikimi për shtetësi mund të bëhet edhe online përmes platformës e-Kosova, ndërsa afati i shqyrtimit të kërkesave është shkurtuar nga 6 muaj në 30 ditë.