back to top
Tuesday, September 16, 2025
BallinaLajmeHumor brutal i serbeve me Ramush Haradinajn, e quajnë edhe homoseksual...

Humor brutal i serbeve me Ramush Haradinajn, e quajnë edhe homoseksual…

Të ngjajshme

Kapet sasi e madhe e mbathjeve false, Dogana jep detaje

Njësitet Antikontrabandë të Doganës së Kosovës gjatë një kontrolli...

Vdes në Spitalin e Pejës i burgosuri T.Zh

Shërbimi Korrektues i Kosovës dhe Departamenti Shëndetësor i Burgjeve...

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim

Nesër në Kosovë pritet të kemi mot stabil, me...

Portali propagandistik rus në gjuhën serbe “Sputnik” ka publikuar një video – parodi të intervistës së kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj për televizionin serb Hepi, transmeton Gazeta Express.

Parodinë e ka bërë Boris Malagurski, një serb nga Kanadaja, i cili merret me produksion televiziv dhe punon si spiker televiziv.

Ky i vetëquajtur “shoumen” Haradinajn në këtë klip të montuar e paraqet si kriminel lufte, vrasës, diler të drogës, narkoman, e deri te homoseksual. Videoja është publikuar në youtube-kanalin e “Sputnik Serbia”, medium ky që financohet nga qeveria në Moskë.

Intervista origjinale e Haradinajt për televizionin serb shkaktoi reagime të shumta në Serbi. Ndër ata që shprehën revoltën ishte edhe presidenti serb Aleksandar Vuçiq, i cili tha se s’e kupton se si, përderisa asnjë medium kosovar nuk dëshiron ta dëgjojë se ç’ka për të thënë ai, një televizion serb bën intervistë me Haradinajn. Në këtë intervistë Haradinaj foli edhe për fenë, duke cekur se në të kaluarën shqiptarët kanë qenë katolikë, gjë që shkaktoi reagime të shumta edhe nga islamistët në Kosovë./Gazeta Express/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz