back to top
Wednesday, December 17, 2025
BallinaBotëNxënësi i klasës së katërt dërgoi në shkollë një vizatim, kur e...

Nxënësi i klasës së katërt dërgoi në shkollë një vizatim, kur e panë mësuesit menjëherë i telefonuan policisë

Të ngjajshme

Kryeministri Kurti takoi Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Hargreaves

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti,...

Rukiqi: Kosova ka nevojë për zhvillim REAL, jo improvizime dhe popullizem

Kosova ka nevojë për zhvillim REAL, jo improvizime dhe...

Prezantohet Rodgers te skuadra e Arabisë Saudite

Brendan Rodgers është prezantuar te klubi i tij i...

Policia e Floridës ka arrestuar Robert Paul Alexandar Edwards 33-vjeç, kur u zbulua një vizatim rrëqethës në fletoren e detyrave të shtëpisë të një nxënësi të klasës së katërt, shkruan Miami Hereald.

Në këtë vizatim mund të shihen të shtënat masive në shkollën që është përfshirë nga zjarri, derisa njerëzit që ikin qëllohen me revole nga një burrë.

Dy persona janë vizatuar duke qëndruar të shtrirë të mbuluar në gjak.
Kurse në këtë fletë ku është vizatuar, figurojnë edhe disa fjalë “piu, piu, piu” dhe “aaaa dhe po digjet”.

Kur mësuesit panë vizatimin menjëherë kontaktuan me policinë, të cilët me shpejtësi të madhe u shfaqen në vendin e ngjarjes dhe arrestuan Edwardsin, autorin e vizatimit rrëqethës.

Ai është arrestua dhe akuzua për kërcënimet e shkruara, me të cilat paralajmëronte se do të kryej vrasje apo të lëndoj njerëz.

Megjithatë, nuk dihet se si Edwards është lidhur me nxënësin që kishte dërguar në shkollë këtë vizatim, edhe pse ka pranuar se ishte i bindur se vogëlushi do ta dërgonte në vendin e duhur vizatimin.

“Vendi jonë është goditur shumë herë nga tragjedi të tmerrshme nëpër shkolla.
Për këtë arsye, situatat e tilla i trajtojmë me seriozitet”, ka deklaruar sherifi Mike Harrison në një prononcim për media.

Harrison ka pranuar se menjëherë kishin marrë në pyetje Edwardsin, kurse hetuesit megjithatë nuk besojnë se Edwards kishte pasur synim të kryej skenarin e vizatimit edhe pse vrasjet masive në shkolla dhe kisha nëpër SHBA ndodhin shpesh.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz