Humbën të bijën nga virusi, përgjërohen prindërit: “Mos i përqafoni fëmijët e huaj”
BILLI

Lexo edheVajza nokauton punëtorin e sigurimit në diskotekë

Fëmija u nda nga jeta pa jetuar as dy javë, si pasojë e Herpes Simplex Virus të cilin ia ngjiti dikush që e përqafoi. Mjekët kanë thënë se fëmija vdiq prej ‘puthjes së vdekjes’, meqë sistemi i pazhvilluar i imunitetit, nuk ua përballon këtë sëmundje.
“Për të rriturit nuk është asgjë, por ky virus i njohur si HSV-1 është fatal për bebet. Quhet puthja e vdekjes dhe mund të bartet vetëm prej të rriturve. Dikush mund ta ketë inflamacionin dhe të mos e dijë, andaj mos i përqafoni fëmijët e huaj”, ka shkruar Presley në Facebook.
Nëna e dy fëmijëve, që së fundmi e humbi të bijën, është ngushëlluar nga më se 200 mijë shpërndarje të postimit të saj, në mënyrë që e njëjta të mos u ndodhë edhe të tjerëve.

Lexo edheVajza nokauton punëtorin e sigurimit në diskotekë