HomeLajmeHulumtuesi i IKD-së: Reforma në sundimin e ligjit ka mbetur në ngërç,...

Hulumtuesi i IKD-së: Reforma në sundimin e ligjit ka mbetur në ngërç, progresi në vitin 2025 ishte i kufizuar

Të ngjajshme

Lloga: Studentët protestues janë përndjekur nga shërbimet

Ish ministri i drejtësisë, Krenar Lloga në emisionin OPINION...

Igli Tare largohet nga zyrat e Milanit

Legjenda shqiptare, Igli Tare është larguar nga Milani. Tare i...

Jehona Lushaku tregon në detaje modelin e mësimit tërëditor

Kandidatja për deputete nga LDK, Jehona Lushaku ka shpjeguar...

Nga Pajtimi i Gjaqeve te Pajtimi Politik

Shkruan: Riza Krasniqi Profesor, përse u angazhuat? Profesor, përse nuk...

Tërnava: Kurbani na kujton se njeriu fiton vlerë kur di të ndajë nga vetja për të tjerët

Myftiu i Bashkësisë Islame Naim Tërnava, ka dhënë mesazhin...

Hulumtuesi i lartë në Institutin e Kosovës për Drejtësi (IKD), Qemajl Marmullakaj, ka deklaruar se Strategjia për Sundimin e Ligjit, e cila ishte prezantuar si reforma më ambicioze në sektorin e drejtësisë pas pavarësisë, nuk ka arritur nivelin e pritur të zbatimit dhe vazhdon të përballet me vonesa dhe mungesë koordinimi.

Gjatë prezantimit të raportit “Reforma në ngërç”, Marmullakaj tha se pritjet nga kjo Strategji kanë qenë të larta, pasi ajo ishte konceptuar për të transformuar sektorin e drejtësisë përmes rritjes së efikasitetit, integritetit dhe besimit të qytetarëve në institucione.

“Siç edhe e paraqet titulli “Reforma në ngërç”, e reflekton gjendjen aktuale të kësaj reforme në sundimin e ligjit në Kosovë – një reformë që filloi me pritje të mëdha, por që sot 5 vite pas miratimit të saj vazhdon të përballet me vonesa, mungesë koordinimi, ri-planifikim të dobët dhe progres të kufizuar në zbatim”, ka deklaruar Marmullakaj.

Sipas tij, monitorimi i IKD-së ka treguar se pas më shumë se katër viteve të zbatimit, strategjia në masë të madhe nuk ka prodhuar ndryshimet e synuara dhe një numër i madh aktivitetesh kanë mbetur në faza fillestare institucionale.

“Në përgjithësi IKD ka vërejtur se zbatimi i Planit të Veprimit në vitin 2025 karakterizohet nga progres i kufizuar dhe i pabarabartë ndërmjet objektivave strategjike, me dominim të aktiviteteve të pazbatuara ose pjesërisht të zbatuara”, ka deklaruar Marmullakaj.

Ndryshe, Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), me përkrahje të National Endowment for Democracy (NED), të martën publikoi raportin lidhur me zbatimin e Strategjisë për Sundimin e Ligjit (SSL) për vitin 2025, raport në të cilin është analizuar çështja e përmbushjes së aktiviteteve nga ana e institucioneve që kanë pasur obligim t’i përmbushin aktivitetet e përcaktuara me SSL dhe Plan të Veprimit.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz