BallinaJetëKuriozitete“Hulk-u” iranian kërkon kundërshtar, merr përgjigje nga “Hulk-u” kosovar

“Hulk-u” iranian kërkon kundërshtar, merr përgjigje nga “Hulk-u” kosovar

Të ngjajshme

Bimët e shkrepave gurore të Kosovës në pulla postare

Posta e Kosovës, në bashkëpunim me Fakultetin e Shkencave...

Bajrami në Jeruzalem/ Izraeli ndalon myslimanët të luten në xhaminë Al Aksa

Besimtarët myslimanë në të gjithë botën shënuan këtë të...

Hamza: Të kujtojmë solidaritetin dhe mbështetjen ndaj njëri-tjetrit

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka...

Hamza uron qytetarët për Fitër Bajramin, viziton myftiun Naim Tërnava

Kryetari i Partisë Bedri Hamza, ka uruar qytetarët me...

Kështu e prezantoi Spanja listën për ndeshjet e marsit

Kampionët e Evropës, Spanja do të luajnë dy ndeshje...

Sajad Gharibi i njohur për publikun si Hulk-u iranian, nuk është i kënaqur pasi nuk po gjen kundërtar për tu ndeshur më të.

Ai ka shkruar në Instagram, se dëshiron të ketë kundërshtar.

 

 

“Jini të guximshëm dhe dyluftoni për të fituar ndaj meje, në vend që të fshiheni pas sponsorëve. Jam gati të luftoj me ju, më tregoni se çfarë keni për të thënë në ring”, ka shkruar Hulk-u iranian në Instagram.

Mirëpo nuk ka kaluar shumë kohë dhe sic duket ai ka një kundërshtar potencial, nëse vec dëshiron të rrahet.

Ai është Bujar Muli nga Vushtrria, i cili poashtu njihet si ‘Hulk-u kosovar’.

Përmes një postimi në rjetin e tij social në Facebook, ai ka thënë se është i gatshëm të përballet me të, duke publikuar komentin që i ka bërë në Instagram, duke i shkruar “Jam i gatshëm të rrahem me ty”.

Bujar Muli në vitin 2011-2012 është zgjedhur kampion kombëtar dhe mbarëkombëtarë në peshëngritje.

Në një intervistë vitin e kaluar ai kishte pohuar se ka arritur të ndalë një makinë të tipit Golf 2 dhe Passat 1.9, si dhe ka ngritur traktorë që peshojnë 1.400, 1.600, madje edhe 2.100 kilogramë. /IndeksOnline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz